07:46 | 08/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Droga në Velipojë, Policia Shkodër: U sekuestruan rreth 1.5 ton kanabis, arrestohen 5 persona, mes tyre një polic

14:46 | 11/11/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Droga në Velipojë, Policia Shkodër: U sekuestruan rreth 1.5 ton kanabis, arrestohen 5 persona, mes tyre një polic

Gjatë një deklarate për mediat Drejtori i Policisë Shkodër Gjovalin Loka ka deklaruar se  nga operacioni  antidrogë i koduar “Viluni beach” u sekuestruar rreth 1.5 tonë lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa. Po kështu ai deklaroi se janë arrestuar  në flagrancë pesë shtetas, ku njëri prejt tyre është punonjës policie, si dhe shpallen në kërkim dy të tjerë.

Fjala e plotë:

Përshëndetje, Në kuadër të operacionit “Vjeshtë 2017”, si dhe në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e trafikimit të lëndëve narkotike, Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, kanë organizuar, zhvilluar dhe finalizuar operacionin antidrogë të koduar “Viluni Beach”. Në kuadër të këtij operacioni, rreth orës 02.45 minuta, në vendin e quajtur Plazh Velipojë, konkretisht në oborrin e hotelit në pronësi të shtetasit P.V, rezident në Itali, në një automjet Furgon me targa AA 386 CE, në përdorim nga shtetasit : J.B, 20 vjeç, lindur dhe banues në Orikum Vlorë u gjet një sasi e madhe lëndë ndarkotike.

Kontrolli ka vijuar edhe në ambjentet e këtij hoteli, ku në katin e parë të hotelit është konstatuar një sasi tjetër lënde narkotike e paketuar dhe e futur në 6 çanta shpine. Gjithashtu në oborrin e këtij objekti u evidentuan dhe u sekuestruan edhe dy automjete të tjera të lëna nga autorët , konkretisht mjeti “Mercedes Benz” me targa AA 388 ME, në pronësi të shtetasit Sokol Ujka, 42 vjeç, banues në Velipojë, si dhe automjeti “Ford Fiesta” me targa AA 421 LU, në përdorim nga shtetasi F.M, 32 vjeç, banues ne Përmet . Në vijim të këtij operacioni shërbimet e Polcisë të D.V.P.Shkodër janë vënë në ndjekje të një automjeti “Golf”, me targa AA 355 SL, i konstatuar në afërsi të hotelit ku u gjet dhe u sekuestrua lënda narkotike, që drejtohej nga shtetasi Enriko Zyle, Punonjës Policie në DRKM Tiranë, i cili në përpjekje për tu larguar, nga shpejtësia ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë është batuar jashtë rruge. Nga hetimet paraprake të kryera rezulton se ky punonjës policie është i implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Në atomjetin që drejtohej nga punonjësi i policisë, ka mundur të largohet shtetasi GJ.N, 44 vjeç, banues në Lezhë. Në përfundim të peshimit rezultoi se pesha totale e lëndës narkotike të sekuestruar është 1502 kg. Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera në bashkëpunim me SH.Ç.B.A, janë arrestuar në flagrancë shtetasit: 1. Sokol Ujka, 42 vjeç, banues në Velipojë Shkodër. 2. Enriko Zyle, 42 vjeç, lindur në Shkodër banues në Tiranë, Punonjës Policie në DRKM Tiranë.

3. Arbër Bozhanaj, 30 vjeç, banues në Orikum Vlorë 4. Genti Dano, 35 vjeç, banues në Selenicë Vlorë. 5. Dervish Gjolekaj, 32 vjeç, banues në Dukat Vlorë. Ndërkohë vijon puna për kapjen e tre shtetasve të shpallur në kërkim: 1.F.M, 32 vjeç, banues në Përmet 2.J.B, 20 vjeç, banues në Orikum Vlorë. 3. GJ.N, 44 vjeç, banues në Lezhë Në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda po punohet për dokumentimin e plotë ligjor të këtij aktiviteti kriminal, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë të dyshuar si të implikuar në këtë ngjarje. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë për Krime të Rënda Tiranë , për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë”. Faleminderit

(J.V/Faxweb)

Etiketa: 1.5 tonDrogaGjovalin LokaShkoder
Pas

E rëndë/Mermeri zë poshtë automjetin, vdes një 24-vjeçare dhe tri të plagosur në Lushnjë

Para

Panariti nga Korça: 2000 qingja të therur janë futur në vend, mbyllja e thertoreve favor klientelizmi

Para
Panariti në Pogradec: Sa herë vij më bëni të njëjtat pyetje!

Panariti nga Korça: 2000 qingja të therur janë futur në vend, mbyllja e thertoreve favor klientelizmi

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tragjedi në Teksas: mbi 100 të vdekur nga përmbytjet, mes viktimave dhe fëmijë

SHBA heq HTS-në nga lista e organizative terroriste pas rrëzimit të assadit

Aksident i rëndë në aksin Lezhë–Shkodër, shoferi i taksisë në gjendje kritike

1,400 të vdekur dhe një ish-kryeministre në gjyq: Bangladeshi kërkon drejtësi

Plani i Izraelit/ Një qytet humanitar për 600 mijë banorët e Gazës, do të ndërtohet mbi rrënojat e Rafah-ut

Urat mbi lumin Ibër, reagon BE: Çdo projekt kërkon koordinim me komunitetet

Etiopia gati për inaugurimin e digës mbi lumin Nil, Egjipti denoncon: Shkel ligjet ndërkombëtare

“Për momentin nuk ka marrëveshje me SHBA-në”, BE njofton 27 vendet anëtare për situatën e bisedimeve për tarifat tregtare

Panik në qytetin francez/ Tufa e bletëve sulmon kalimtarët, 24 të lënduar, tre prej tyre në gjendje kritike

Vrasja e studentes shqiptare Ilaria Sula në Itali, zbulohen mesazhet e ish-i dashurit me miqtë: Ose do kthehet tek unë, ose do ta vras

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.