Dritan Kaba ka reaguar në lidhje me drogën në vendin tonë dhe punën e policisë. Duke marrë shkas nga 2.3 ton drogë e kapur së fndmi nga policia italiane Kaba thekson se aksioni i fundit i policisë së shtetit shqiptar ishte një farsë. Sipas tij nuk ishte gjë tjetër veçse një film me ngjyra.
“Regjisori dhe skenaristi dihen. Aktori kryesor Hakiu dhe mijera figurante. Nuk mund te kapen ortaket qe blene votat, kercenuan zgjedhesit per te marre timonin dhe tepsine. Ata jane pjese e qeverisjes.
Ata jane + (plusi).”, përfundon Kaba.
REAGIMI:
REALITETI DHE FASADA E DROGES
Bene mbledhje, “operacione” sekrete. Moren pjese 1 mije e kusur police, me mijera litra nafte. U lodhen operatoret duke xhiruar. Si perfundim, kapen 900 kile te thate dhe te njome gjithsej. Sa per lezet.
Ne nje dore u kapen, ne Itali, 2300 kile, i thare, i rregulluar per bukuri, nga ai cilesori. Helbete mall eksporti.
2300 kile, jane gati dy hektare i mbjelle. Magazina me siperfaqe te medha per ta thare. Dhjetra punetore per ta mbjelle, ujitur, korrur dhe paketuar.
Duhen nja dy kamiona dhe skafe per ta transportuar. Gjekundi asnje gjurme. Mbreme nuk kishte aksion. Ai sapo ishte mbyllur me sukses te plote.
Megjithese duhen muaj per tu bere gati gjithe kjo sasi. Por “aksionin,” ama e beme.
Ky “aksion” eshte farsa dhe fasada.
Ai nuk ishte gje tjeter vec nje film me ngjyra. Regjisori dhe skenaristi dihen. Aktori kryesor Hakiu dhe mijera figurante.
Nuk mund te kapen ortaket qe blene votat, kercenuan zgjedhesit per te marre timonin dhe tepsine. Ata jane pjese e qeverisjes.
Ata jane + (plusi).
(J.V/Shuplaka)