Policia ka arrestuar në Itakli 22 persona në Itali në një operacion kundër drogës në Milano. Siç shkruajnë mediat italiane është arrestuar kryetifozi i Milanit Luca Lucci dhe shefi I sigurisë së Interit Massimo Mannelli.
Sipas hetimeve, Lucci mori drogën nga shqiptarët brenda lokaleve të “Al Clan” lokal të Sesto San Giovanni, në rrugën Sacco dhe Vanzetti, dhe më pas u kujdes për ta rishpërndarë për tifozët.
Ai ka disa precedentë për krime sportive, pasi ai kishte humbur një sy në derbin Milan-Inter në 15 Shkurt 2009 në stadiumin Meazza për shkak të një grushti.
Luca Lucci ishte personi që kishte lidhje me shqiptarët, ndërsa shefi i rojeve të sigurisë së Interit Massimo Mandelli koordinonte lidhjet me shpërndarësit në Milano. Për 2 vite, 140 persona janë mbajtur në vëzhgim dhe filmuar, duke zbuluar se si dy drejtuesit e tifozerisë së ekipeve armike të Milanos bashkëpunonin me shqiptarët për furnizimin me drogë të tifozëve.
Gjatë operacionit janë sekuestruar 250 kg hashash që sipas mediave italiane kishte ardhur nga Shqipëria.
(B.H/Faxweb)