Duket se droga që vjen nga Shqipëria me destinacion Italinë nuk ka të mbaruar. Pasditen e djeshme u ndalua dhe sekuestrua një gomone rreth 8 metra e gjatë. Ky operacion u krye në bashkëpunim mes policisë shqiptare dhe asaj italiane.
Gomonia drejtohej nga dy shtetas Shqiptarë me inicialet A.Dh. vjec 51 dhe E. A. vjec 25, të cilët u ndaluan dhe u arrestuan nga Reparti Operativ Aerodetar i Guardia di Finanza i Barit me mbështetjen e avionit të agjencisë Frontex, me sinjalizimin e Policisë së Shtetit.
Policia e Shtetit në bashkëpunim me Guardia di Finanza kanë bërë të mundur heqjen nga qarkullimi të më shumë se 1 ton lëndë narkotike.
Policia bën me dije se vijon veprimtaria hetimore në dy vendet nga ana e dy forcave Policore per kapjen e autorëve të tjerë të përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike.
Detajet e policisë:
Tjetër operacion i përbashkët është zhvilluar pasditen e djeshme, mes Policisë së Shtetit dhe Policisë Italiane.
Një tjetër gomone bie në rrjetën e bashkëpunimit mes dy Policive Shqiptare dhe asaj Italiane.
Pasditen e djeshme u ndalua dhe sekuestrua një gomone rreth 8 metra e gjatë.
Gomonia drejtohej nga dy shtetas Shqiptarë me inicialet A.Dh. vjec 51 dhe E. A. vjec 25, të cilët u ndaluan dhe u arrestuan nga Reparti Operativ Aerodetar i Guardia di Finanza i Barit me mbështetjen e avionit të agjencisë Frontex, me sinjalizimin e Policisë së Shtetit.
Policia e Shtetit në bashkëpunim me Guardia di Finanza kanë bërë të mundur heqjen nga qarkullimi të më shumë se 1 ton lëndë narkotike.
Vijon veprimtaria hetimore në dy vendet nga ana e dy forcave Policore per kapjen e autorëve të tjerë të përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike.
(E.K/SHUPLAKA)