Një shqiptar është arrestuar pasi në ështëpinë e tij është kapur drogë e llojit kokainë që arrinte në vlerën e 4.9 milionë eurove. Gjithashtu në banesën e tij janë gjetur 250 mijë paund cash.
25-vjeçari Mark Gorini, u arrestua pasi u kap me dokumenta italiane false në një pikë karburanti në High Road në zonën e quajtur Buckhurst Hill.
Kur oficerët e policisë filluan kërkimin në automjetin e Gorinit dhe më pas në rrobat e tij, iu gjetën dy pako me nga 1 kg kokainë që i kishte futur në çizme.
Oficerët gjithashtu zbuluan 47 kg kokainë të tjera në banesën e tij në Queens Road. Gjithashtu u sekuestruan dhe një makineri për numërimin e parave, si dhe mjete për peshimin e drogës.
Sipas policisë angleze, kokaina arrinte një vlerë deri në 4.9 mln euro.
Mbi Gorini tani rëndojnë akuzat e trafikimit të drogës, posedimit të dokuemntave false, pastrim parash si dhe drejtimi i makinës pa leje drejtimi. Ai është dërguar në paraburgim, ku pritet të dalë para gjykatës.
Trafikantët shqiptar janë kthyer në një problem në Britani. Pak kohë më parë policia britanike ngrinte alarmin për një rritje të ndjeshme të numrit të shqiptarëve që merreshin me trafikimin e drogës. (B.H/Shuplaka)