Policia e Vlorës ka bërë të mundur sekuestrimin e rreth 11 kg kanabis sativa në Himarë.
Gjatë ditës së djeshme gjatë kontrollit që strukturat e Komisariatit të Policisë Himarë kanë ushtruar në fshatin turistik Ilias, konkretisht në vendin e quajtur “Pylli i Llongës” kanë konstatuar në brëndësi të zonës, të hedhura përtokë midis pemëve një sasi të paamballazhuar në gjendje të thatë lënde narkotke Cannabis Sattiva me peshë totale rreth 11 kilogram.
Shërbimet e policisë, po vijojnë kërkimet duke krehur zonën tokësore përreth, me qëllim kapjen dhe ndalimin e autorëve të cilët janë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Lënda narkotike Cannabis Sattiva është sekuestruar nga policia në cilësinë e proves materiale.
(E.K/SHUPLAKA)
Discussion about this post