18:49 | 31/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Droga s’ka të sosur në vend, edhe vetë toka e mbështet në rritje (RASTI JO I ZAKONSHËM)

09:15 | 09/06/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Droga s’ka të sosur në vend,  edhe vetë toka e mbështet në rritje (RASTI JO I ZAKONSHËM)

Mesa duket edhe toka në vendin tonë është mësuar me drogën. Sipas policisë në Treblovë të Vlorës janë zbuluar katër parcela me rreth 3400 rrënjë bimë narkotike të llojit kanabis sativa.

Policia deklaron se bimët kanë mbirë vetë për shkak se aty janë asgjësuar edhe vitin e kaluar bimë të ngjashme dhe se dyshohet se është shpërndarë fara e tyre duke ndikuar në mbirjen e këtij sezoni. 

DETAJE:

Gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Treblovë, pranë vendit të quajtur ‘Përroi i Madh’, janë gjetur 4 parcela toke publike e papunuar me 3404 bimë narkotike të llojit kanabis sativa, me gjatësi 30-100 cm.

Dyshohet se këto bimë narkotike kanë mbirë vetë për shkak se vitin e kaluar janë asgjësuar bimë të ngjashme të mbjella në të njëjtin vend dhe që mendohet të jenë favorizuar nga kushtet klimaterike”, thuhej në njoftimin e dhënë dje nga Policia e Vlorës.

Po dje, gjatë kontrollit të ushtruar përreth një banese të banueshme në fshatin Kallarat, janë gjetur të kultivuara 106 bimë narkotike të llojit kanabis sativa.

Gjithashtu, ngjitur me banesën janë gjetur 2 thasë me thurje brenda të cilëve përmbanin lëndë narkotike me peshë prej 19.7 kilogramë, e dyshuar si kanabis sativa. Për këtë ngjarje, Policia ka arrestuar në flagrancë pronarin e banesës, shtetasin Resul Ismailaj, 63 vjeç, si autorin e dyshuar në lidhje me këtë vepër penale.

Ndërsa gjatë një kontrolli të ushtruar në fshatin Kotë, pranë një përroi, janë gjetur të mbjella në pronë publike 5 bimë narkotike të dyshuara si kanabis sativa.

(J.V/Shuplaka)

 

Pas

“PD si një grua e përdorur nga Rama”, Shkullaku ANALIZON strategjinë e mirëmenduar të kryeministrit

Para

Kosova në prag zgjedhjesh, Haradinaj: Probleme mbeten Serbia, korrupsioni dhe ekstremizmi

Para
Kosova në prag zgjedhjesh, Haradinaj: Probleme mbeten Serbia, korrupsioni dhe ekstremizmi

Kosova në prag zgjedhjesh, Haradinaj: Probleme mbeten Serbia, korrupsioni dhe ekstremizmi

Discussion about this post

 



Të Fundit

Avokatja e El Chapos garon në zgjedhje pas reformës historike në drejtësi

Tërbohen anglezët, emigrantët vërshojnë në La Mansh, policët francezë “bëjnë sehir”

PSG, Presidenti Al-Khelaifi ul presionin: Finalja e Champions League nuk ishte objektivi ynë

Stuhi të forta dhe përmbytje në Gjermani! Rrugë mbulohen nga uji, ndërpriten linjat e trenave

Skafi pëson defekt në mes të detit, shpëtohet personi që ndodhej në bord

Gjykata e Apelit vë me shpatulla pas murit Trump-in: Shkarkimet masive të punonjësve federalë do të mbeten të pezulluara

Lëvizje e papritur nga Hamas, jep dritën jeshile për negociata armëpushimi: Gati të lirojmë 10 pengje dhe 18 trupa në këmbim të…

‘Çohu, Serbi’, studentët paralajmërojnë protestë masive në 32 qytete: Sa jetë duhet të humbasin për t’i dhënë fund korrupsionit?

Merz do të takohet me Trumpin në Shtëpinë e Bardhë, bisedime për luftën në Ukrainë

Tërmeti goditi provincën Hokkaido – Nuk është lëshuar paralajmërim për cunami

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.