04:24 | 09/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Droga/Debati mes Saimir Tahirit dhe Visho Ajazit kërkohet t’i jepet publikut

21:14 | 09/11/2017
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Droga/Debati mes Saimir Tahirit dhe Visho Ajazit kërkohet t’i jepet publikut

Po flitet për emra që janë përmendur në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë mes ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahiri dhe ish-kreut të Shërbimit Sekret shqiptar (SHISH) Visho Ajazi. Bile sherri mes tyre ka shkuar deri afër konfrontimit fizik, por ka ndërhyrë ish-ministrja e mbrojtjes Mimi Kodheli.

Kjo ka ndodhur me 11 netor 2016, pra para një viti.

Partia Demokratike, një vit pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë për kanabisin, ka zyrtarizuar sot kërkesën për deklasifikimin e mbledhjes dhe publikimin e të dhënave të raportuara në këtë mbledhje. Policia, Ministria e Brendshme, por dhe vetë qeveria tashmë kanë pranuar problematikën me kanabisin, kryesisht përgjatë vitit 2016, por PD insiston për publikimin e të dhënave që janë raportuar në këtë mbledhje.

Mbledhja u zhvillua më 11 nëntor të vitit të shkuar me kërkesë t ëish-Presidentit të Republikës dhe mbështetjen e ish-kreut të LSI, aktualisht President i Republikës, Ilir Meta. Në kulmin e debatit për këtë çështje, është zbardhur nga Mapo disa nga debatet me tone të larta në këtë mbledhje. Të pranishëm kanë qenë drejtuesit e institucioneve kryesore, kreu i opozitës dhe mbledhja drejtohej nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani.

Kulmi i debateve në mbledhje ka ardhur pas raportimit të ish-kreut të SHISH, Visho Ajazi Lika i cili ka lexuar për të pranishmit të dhëna të sakta sipas tij mbi implikimin e zyrtarëve të policisë në kultivimin e kanabisit. Po ashtu kreu i SHISH, ka treguar për sipërfaqet e kanabisit të kultivuar në mbarë vendin dhe për këtë situatë ka bërë përgjegjëse Policinë e Shtetit. Sipas të dhënave mësohet se SHISH ka qenë insitucioni i vetëm që ka referuar në prokurori të dhëna për implikimin e drejtuesve të lartë të policisë në kultivimin dhe mbrojtjen e parcelave të kanabisit. Duke vazhduar Ajazi me këto fakte, tensioni në mbledhje ka arritur kulmin.

Pikërisht ky moment ka sjellë reagimin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, tashmë nën hetim për trafikim kanabisi në formën e grupit të struktuaruar kriminal, i cili i është drejtuar ish-kreut të SHISH me fjalët: Ju po luani lojë politike. “Për gjithçka thatë në këtë mbledhje nuk keni sjellë asnjë informacion në Ministrinë e Brendshme”, mësohet t’i jetë drejtuar Tahiri ish-kreut të SHISH. Menjëherë i është përgjigjur kreu i SHISH, Ajazi, i cili duke iu drejtuar Tahirit ka thënë: Nuk mund të sjellë informacione në Ministrinë e Brendshme, pasi zyrtarë të ndryshëm të ministrisë tuaj mund të dekonspirojnë informacionin. Ish-ministri i Brendshëm ka reaguar sërish, por me tone të larta, duke bërë që Presidenti i Republikës të ndërhyjë për të qetësuar situatën. Informacione të besueshme thonë se ministri Tahiri ka dashur të largohej nga mbledhja me arrogancë, por ministrja Kodhelli e ka qetësuar.

Ish-ministri i Brendshëm, sërish me tone të larta i është drejtuar Presidentit të Republikës me fjalët: Ju po luani lojën e Sali Berishës. Situata që paraqiti kreu i SHISH, nuk është aspak e tillë. Por Presidenti i ka kërkuar sërish të qetësohet, ndërsa në debat ka ndërhyrë dhe ish-ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, e cila i është kundërvënë Presidentit të Republikës.

Aktualisht ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është nën hetim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda si i dyshuar për trafik ndërkombëtar narkotikësh në bashkëpunim me grupin e Habilajve. Ndërsa ish-ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli është akuzuar publikisht nga opozita për fikjen e radarëve që monitorojnë detin në rastet e trafikut në narkotikëve. Të dyja këto çështje po hetohen nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në Tiranë.

Sot një grup deputetësh i janë drejtuar zyrtarisht Presidentit të Republikës Ilir Meta që ti deklasifikojë materialet dhe debatet në këtë mbledhje, pasi paraqesin interes të madh publik.

Nuk dihet se si do vendos Presidenti Meta, por nuk ka pse i mban në çelës në presidencë./kohajone/

 

Etiketa: tahiri-visho
Pas

Mos injoroni këto 3 simptoma të këmbëve, mund të paralajmërojnë një problem të madh shëndetësor

Para

“Baltosja e vendit”, Shkëlzen Berisha i përgjigjet Endri Fugës

Para
“Baltosja e vendit”, Shkëlzen Berisha i përgjigjet Endri Fugës

"Baltosja e vendit", Shkëlzen Berisha i përgjigjet Endri Fugës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Bomba e Pilinçit: Me 11 Maj nuk do të ketë zgjedhje, por shumë arrestime

Berisha nga Lezha: Më 11 maj kemi votën më të rëndësishme për fatin e shqiptarëve

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, uron Papa Leone XIV: Paqja dhe drita e Zotit qoftë me Ju!

Aksident në aksin Korçë-Ersekë, del automjeti nga rruga, një person në gjendje të rëndë

Berisha në Lezhë: Ndryshimi i madh në 100 Ditë, bashkohuni në besëlidhjen për Shqipërinë

Berisha: Asnjë votë për Tom Pazarin dhe partitë që thonë se nuk janë për rotacionin

“Koalicioni Euroatlantik baraz me luftë kundër korrupsionit të 7×7=313”, Basha në mbylljen e fushatës në Tiranë: Vota për numrin 4 është për t’i dhënë fuqi SPAK

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, uron besimtarët katolikë për zgjedhjen e Papës së ri

Berisha: Rama erdhi me një thes me rrena dhe mendoi se mund të rrejë shkodranët! Fyerjet e tij i përdor Maduro i Venezuelës

Berisha uron Papën e sapozgjedhur: Le t’i urojmë ne sukseset më të mëdha në misionin e tij hyjnor

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.