Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë italianë, pasi akuzohet për trafikim droge. Liserd Lula, i lindur në 1987 në Shqipëri, por që jetonte në San Giorgio në Itali, u arrestua në bregdet nga agjentët e Seksionit Kundër Krimit.
Mediat italiane raportojnë se për disa kohë agjentët ishin duke ndjekur lëvizjet e shqiptarit, për të kuptuar kanalet kryesore nga të cilat ai u furnizonte me drogë, dhe ua shpërndante të rinjve në bregdet.
Policia vendosi të marrë masa, duke u futur brenda shtëpisë së tij, duke bërë kontroll, ku ka gjetur: armë, fishekë, bombola gazi dhe pajisur silenciator si dhe një thikë të madhe, të tipit “Rambo”. Në vazhdim të kërkimit agjentet kanë sekuestruar edhe rreth 390 gram marihuanë. Madje shtëpinë e tij kanë zbuluar edhe armë.
Liserd Lula ndodhet në qelinë e paraburgimit dhe mbi të rëndojnë një sërë akuzash, duke nisur nga “Trafikim lëndësh narkotike” te “armëmbajtje pa leje”. (D.D/Shuplaka)