Policia e Shtetit ka reaguar në lidhje me operacionin antidrogë të zhvilluar në Itali, ku u arrestuan 17 persona, ndërsa u konfiskua kokainë, marijuanë dhe drogë.
Policia shqiptare sqaron se Hetimi që ka filluar në vitin 2016 ka sjellë në goditjen e dy rasteve të trafikimit me gomone në muajin tetor 2016. Gomonet e nisura nga Pulia me shtetas italianë në bord, dyshohet se ishin ngarkuar në Shqipëri në atë periudhë.
Sipas policisë grupi kriminal me eksponentë edhe të organizatës mafioze “Sacra Corona Unita” përbëhej nga shtetas italianë dhe në urdhër arrestet e sotme nuk ka asnjë shtetas shqiptar të përfshirë.
Njoftimi i plotë:
Në lidhje me një lajm të publikuar në media për ekzekutimin e disa urdhër arresteve në Itali, sqarojmë se:
Sot më datë 4 tetor 2018, Karabinierët e Barit të drejtuar nga Drejtoria e Rrethit Antimafia (DDA) e Barit kanë ekzekutuar disa urdhër arreste në kuadër të operacionit “Velluto” për shkatërrimin e një grupi kriminal italian që operonte në fushën e trafikimit të narkotikëve në zonën e Pulias.
Hetimi që ka filluar në vitin 2016 ka sjellë në goditjen e dy rasteve të trafikimit me gomone në muajin tetor 2016. Gomonet e nisura nga Pulia me shtetas italianë në bord, dyshohet se ishin ngarkuar në Shqipëri në atë periudhë.
Grupi kriminal me eksponentë edhe të organizatës mafioze “Sacra Corona Unita” përbëhej nga shtetas italianë dhe në urdhër arrestet e sotme nuk ka asnjë shtetas shqiptar të përfshirë.
Policia e Shtetit është në kontakt të pandërprerë me të gjithë partnerët në lidhje me shkëmbimin e informacioneve që kanë të bëjnë me grupe kriminale apo individë, pavarësisht kohës kur ata kanë kryer veprën penale, me qëllim dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale dhe goditjen e tyre.
(B.H/Faxweb)