Policia italiane ka vënë në pranga 5 shqiptarë si dhe 10 të tjerë janë në hetim në gjendje të lirë pas një operacioni antidrogë në zonën Busto Arsizio.
Mediat italiane raportojnë se banda e shqiptarëve shpërndante lëndë narkotike, kryesisht kokainë, ndërsa takoheshin me klientë që vinin me tren nga Milano.
Rrjeti ushtronte aktivitetin e trafikimit të kokainës mes Busto Arsizio, Castellanza e Legnano¬s në Italinë fqinje. Përveç saj të grupi kriminal kishte nën drejtim edhe një rrjet prostitucioni. Po kështu thuhet se kreu i grupit ishte shqiptari me emrin Endri Colai, 28 vjeç, i arrestuar një muaj më parë. (J.V/Shuplaka)