Një 52-vjecar është arrestuar nga Policia e Vlorës pasi pas kontrollit në banesë iu gjet një sasi droge.
Policia njofton se ne vijim të kontrolleve të vazhdueshme të kryera nga shërbimet e Policisë, ka rezultuar se gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Selenicë, në banesën e shtetasit A.H. policia ka konstatuar të mbjella 48 bimë narkotike të cilat i u asgjësuan në vend me anë të djegies.
Gjithashtu gjatë kontrollit u konstatua edhe 3.5 kg lëndë narkotike Cannabis Sattiva, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
- H, 52 vjeç, banues në Selenicë, si posedues i bimëve dhe lëndës narkotike të gjetur në banesën e tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprat penale ”Kultivimi i bimëve narkotike” dhe ”Prodhimi e shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 284 dhe 283/1 i Kodit Penal.
(E.K/SHUPLAKA)