Një automjet me drogë është ndaluar në kufirin greko-shqiptar.
Operacioni është zhvilluar në Kostur. Është ndaluar një mjet që vinte nga kufiri i gjelbër dhe është arrestuar drejtuesi, grek 56-vjeç.
Brenda në mjet u gjetën dhe sekuestruan 2 çanta me 38 pako që permbanin 39 kg 277 gram marijuanë.
Iu gjeten gjithashtu në trup 2 cigare hashash. Në banesë iu gjetën 12 gram hashash, 177 fara hashashi, 1 peshore dhe 32 ilaçe narkotikë.
(E.K/FAXWEB)