22:07 | 06/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Drogë në lokalin e striptizmit në Velipojë. 3 të arrestuar, procedohen dhe pronarët për punësim të paligjshëm

09:02 | 01/08/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Drogë në lokalin e striptizmit në Velipojë. 3 të arrestuar, procedohen dhe pronarët për punësim të paligjshëm

3 persona janë arrestuar në Velipojë pasi  në lokalin e struptizmit janë gjetur 33.4 gram lëndë narkotike Cannabis Sattiva. 

Po ashtu ka nisur procedimi penal për pronarët e lokalit nën akuzat për fshehje të të ardhurave dhe për punësim të paligjshëm. 

NJOFTIMI:

Sekuestrohen në një lokal striptizmi 33.4 gram lëndë narkotike Cannabis Sattiva. Arrestohen 3 shtetas për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”. Procedohen në gjendje të lirë pronarët e lokalit për “Fshehje e të ardhurave” dhe “Punësim i paligjshëm”.

Në bazë të infromacioneve të marra në rrugë opertive nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve, në D.V.P. Shkodër me datën 31.07.2017, u bë e mundur arrestmi në flagrancë i shtetasve: Arben Ll, 31 vjeç, Njësia Admsitrative Zejmen, Lezhë.

M. S, 19 vjeçe, banuese në Tiranë, S. G. 16 vjeçe, banuese në Lezhë.

Arrestimi i tyre u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në një lokal striptizmi, në Velipojë, sipër banakut të ketij lokali është gjetur një dozë lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva.

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar tek banesa e shtetaseve S. G. dhe M. S, është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një qese plasmasi ku rezultoi me peshë 33.4 gram lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.

Materialet do t’i kalojnë për hetime të mëtejshme Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikëve e kryer në bashkëpunim” e parashikuar nga neni 283 e 25 i Kodit Penal.

Gjithashtu nga hetimet e kryera nga Sektori Kundër Krimit Financiar, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për veprën penale “Fshehje e të ardhurave” dhe “Punësim i paligjshëm” parashikuar nga nenet 180 e 170/a i Kodit Penal, në ngarkim të shtetasve B. M, 46 vjeç, banues në Shkodër K. P. 36 vjeç, banues në Zejmen, Lezhë. Procedimi penal filloi pasi këta shtetas ushtronin aktivitet të paregjistruar në organet tatimore. Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër.

(E.K/SHUPLAKA)

Etiketa: arrestShkoderVelipoje
Pas

Takaj: Për një mur u dogjëm, pres tifoz nga e gjithë Shqipëria

Para

Daçiç: Caktimi i kufijve, të ndajmë ç’është e jona dhe e shqiptarëve

Para
Daçiç: Caktimi i kufijve, të ndajmë ç’është e jona dhe e shqiptarëve

Daçiç: Caktimi i kufijve, të ndajmë ç’është e jona dhe e shqiptarëve

Discussion about this post

 



Të Fundit

Rusia dhe Kina, sulm i njëkohshëm ndaj NATO-s dhe Tajvanit? Rutte: Kështu rrezikojmë luftën e tretë botërore

Varka të vogla sulmojnë një anije tregtare britanike në brigjet e Jemenit, hapet zjarr nga të dyja palët

Trump shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore në Texas pas përmbytjeve tragjike: Shumë jetë të humbura dhe të tjerë të zhdukur! Po punojmë ngushtë me udhëheqësit lokal, u shpëtuan mbi 850 njerëz

Turqia “superfuqi” e automjeteve elektrike, Erdogan teston modelin e ri T10F në Stamboll

Dëmtimi horror, Musiala ka thyer fibulën e majtë, Donnarumma i kërkon falje

“Putini do të vazhdojë të vrasë njerëz”, Trump: Ukraina ka nevojë për ‘Patriotët’

Sulm i armatosur ndaj një anijeje greke në brigjet e Jemenit. Në incident u përfshinë dronë dhe anije të vogla

Korriku ‘djeg’ 33 mln euro vetëm për blerje energjie! KESH: Nga janari deri në korrik 90 mln euro import

Shefi i NATO-s zbulon si do të nisë Lufta e III Botërore, Rusia: Ke ngrënë shumë kërpudha magjike holandeze!

Kolonët izraelitë sulmojnë ekipin e Deutsche Welle në Bregun Perëndimor

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.