Tre persona kanë rënë në prangat e policisë së Shkodrës këtë mëngjes. Atyre iu është gjetur 8.5 kilogramë kanabis. Personat e arrestuar janë Bertjan Pepkola, Aldo Përleka dhe Xhulio Përleka. Këta të tre po e transportonin drogën me automjetin e tyre.
Gjatë ndekjes nga policia automjeti në të cilën gjendej edhe droga ka dalë nga rruga.
Nuk dihet nëse ka persona të tjerë të përfshirë në trafik.
Detajet e policisë:
Sipas Policisë, operacioni ishte koduar “Gold Rush” dhe u finalizua me arrestimin e tre të rinjve, që sfiduan Policinë por përfunduan në kanal. Të arrestuarit janë” 1. Bertjan Pepkola, 24 vjeç banues në Lezhë 2. Aldo Përleka, 22 vjeç, banues në Lezhë 3. Xhulio Përleka, 23 vjeç, banues në Lezhë Policia thotë se në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative nga këta 3 shtetas po transportonin me mjet lëndë narkotike.
Menjëherë shërbimet e policisë u vunë në ndjekje dhe në fshatin Zues, njësia administrative Rrethina, Shkodër, u konstatua mjeti i dyshuar, tip “Benz” me targë LE 7958 A, me drejtues shtetasin Xhulio Përleka, i cili gjatë ndjekjes ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka dalë nga rruga.
Të 3 shtetasit u transportuan në spitalin rajonal Shkodër, ku morën ndihmën e nevojshme mjekësore dhe u shoqëruan në ambjentet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, për veprime të mëtejshme. Gjatë kontrollit të ushtruar në mjet u gjet një sasi prej 8.5 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis-sattiva dhe së bashku me mjetin u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. (E.K/SHUPLAKA)