16:39 | 18/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Drogë në Vlorë dhe Tiranë, arrestohen 5 shtetas dhe sekuestrohen 50 kg hashash (EMRAT)

10:19 | 17/11/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Drogë në Vlorë dhe Tiranë, arrestohen 5 shtetas dhe sekuestrohen 50 kg hashash (EMRAT)

Policia e shtetit ka goditur një grup që merrej me shitblerje lëndësh narkotike, ndërsa janë vënë në pranga 5 persona, banues në Tiranë dhe Vlorë. Në komunikimin për shtyp efektivët blu thonë qëgrupit i është kapur dhe 50 kg canabis sativa 50 kg “çokollatë”.

Njoftimi i plotë:

Operacioni nga Seksioni për Narkotikët në DVP Vlorë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Vlorë dhe me struktura të tjera të Policisë së Shtetit.

Sekuestrohen rreth 50 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa “Çokollatë”.

Kapen dhe arrestohen në flagrancë 5 shtetas, (ata që shisnin lëndën narkotike si dhe ata që e blinin lëndën narkotike)

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale të Departamentit të Policisë Kriminale dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë me anë te metodave speciale të hetimit kanë finalizuar operacionin policor antidrogë, ku si rezultat u arrestuan në flagrancë 5 persona dhe konkretisht:

▪ Sokol Bushi, 23 vjeç, banues në fshatin Llakatund, Vlorë.

▪ Arben Metaj, 47 vjeç, banues në Vlorë.

▪ Martin Bushi, banues në fshatin Llakatund, Vlorë.

▪ Edi Tafa, 22 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë.

▪ Renaldo Gecaj, 46 vjeç, banues në Paskuqan, Tiranë.

Operacioni polcior antidrogë , fillimisht ka nisur në Vlorë nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve , ku nga hetimet e kryera, shtetasit Arben Metaj dhe Martin e Sokol Bushi, dyshohej se pasi kishin siguruar një sasi lënde narkotike të presuar në formë çokollate në Vlorë, do ta transportonin atë me ndihmën e një automjeti tip “Kamionçinë” drejt Tiranës.

Falë punës së mirëorganizuar, ka filluar ndjekja nga ana Seksionit të Hetimit të Narkotikëve në bashkëpunim të ngushtë me forcat e tjera të Policisë së Shtetit, nga Vlora në drejtim të Tiranës me qëllim kapjen dhe të personave që do blinin lëndën narkotike..

Policia ka mbajtur nën vëzhgim personat që transportonin lëndën narkotike dhe në momëntin kur shtetasit Renaldo Gecaj dhe Edi Tafa, në Tiranë do blinin lëndën narkotike, Policia ka ndërhyrë duke arrestuar të gjithë shtetasit e përfshirë në këtë rast të shit-blerjes së lëndëve narkotike.

Në kuadër të veprimeve proçeduriale, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

• rreth 50 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit “Çokollatë” (hashish), dhe Cannabis Sativa.

• 1 automjet frigoriferik tip “Renault”

• 1 autoveturë tip “Peugeot 407”

• 7 aparatë celularë.

Materialet do ti referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë në ngarkim të këtyre shtetasve për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

Pas

Festa e ditës së çlirimit, ironizon Luan Rama: 17 nëntori i “ballistit çlirimtar”

Para

Protesta e banorëve në Astir, ish-kryeministri tregon pse e ndryshoi projektin tek Unaza e Re Rama dhe Veliaj

Para
Protesta e banorëve në Astir, ish-kryeministri tregon pse e ndryshoi projektin tek Unaza e Re Rama dhe Veliaj

Protesta e banorëve në Astir, ish-kryeministri tregon pse e ndryshoi projektin tek Unaza e Re Rama dhe Veliaj

Discussion about this post

 



Të Fundit

Dibër/ Dy vatra zjarri mbeten aktive, Lura mbetet problem për shuarjen e flakëve

Papa Leoni XIV bisedon me Netanyahun pas sulmit ndaj Kishës Katolike në Gaza: Të mbrohen vendet e shenjta, të ndalet lufta

Miratohet projektligji për reduktimin e lojërave të fatit në Maqedoninë e Veriut

“Shqipen e fliste si një AI i pakolauduar”, Rama batuta me eksperten e IT: La në SHBA një nga kompanitë më të mëdha të botës, për të punuar këtu

Trump kërkon transparencë për dosjen Epstein, publikimi i dëshmive me vendim gjykate

Takimi maratonë me përfaqësues të teknologjisë, Rama kritika sektorit privat dhe bankave: Janë të prapambetura!

Kryen parakalim të gabuar në aksin Librazhd-Qafë Thanë, policia gjobit me 100 mijë lek 2 drejtuesit

Kancelari gjerman kritika Izraelit: Ajo që po ndodh në Gaza e papranueshme

Lirimi i plazheve publike, Rama publikon pamjet nga aksioni ‘fshesa’ në zonën e Shkëmbit të Kavajës

Gjetet pa shenja jete roja në Portin e qytetit të Sarandës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.