Një tjetër rast i lëndëve narkotike është shënuar në qytetin e Vlorës. Policia ka arrestuar në flagrancë për “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” shtetasin:
– E.F., 41 vjeç, banues në Vlorë.
Policia ka bërë kapjen dhe arrestimin e tij në flagrancë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij në lagjen “1 Maji”, shërbimet kanë gjetur një sasi me lëndë narkotike prej 3 kg e 400 gr, e dyshuar si Cannabis Sativa.
Lënda narkotike ishte e fshehur dhe e paketuar në dy qese plastike, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.