Policia italiane ka vënë në pranga një 31-vjeçar nga Shqipëria, i cili kishte fshehur lëndën narkotike poshtë tapetit të makinës së tij. Gjatë kontrollit nga policia anti-drogë shqiptar u kap në një parking publik, dhe brenda makinës së tij të tipit Fiat Tipo.
Gjatë ndalimit policia arriti të verifikonte se shqiptari kishte fshehur rreth 7 gramë të lëndëve narkotike të tipit ‘kokainë’, i cili kishte arritur t’i fshehte vetë poshtë tapetit dhe të paktën 500 euro që dyshojnë se vijnë nga aktivitet i paligjshëm.
Më pas në shtëpinë e tij, policia arriti të gjente të paktën 200 euro.
(J.D/Faxweb.al)