Ngjarja e rëndë e cila ndodhi vetëm një ditë më parë në Devoll, ku u gjend i vrarë një person, kanë dalë detaje të reja. Dëshmitë kontrakditore të të mbijetuarve çojnë policinë drejt zbardhjes të së vërtetës dhe kapjen e autorit.
39-vjeçari nga Maliqi i cili mbeti i plagosur në konfrontimin fizik mes personave të mbremjes të së shtunës i ka deklaruar policisë jo vetem emrin e agresorit i cili i sulmoi por edhe motivet e përleshjes fizike dhe përdorimin e mjeteve të forta.
Burime nga grupi hetimor tregojnë se sipas deshmisë së 39-vjeçarit ai së bashku me viktimën kishin rënë dakort për t’i dorëzuar autorit të krimit David Myrto një sasi lëndë narkotike e llojit kanabis të cilën me pas ky i fundit do e transportonte ilegalisht drejt Greqisë.
Si ndërmjetes në këtë pazar kishte shërbyer Mendar Burnazi i cili i kishte shoqëruar viktimën dhe të plagosurin në vendin ku ishte lënë takimin. Pasi ka marrë sasinë e drogës 25-vjeçari ka refuzuar t’u paguaj shumën e caktuar sipas marrëveshjes që kishin bërë dhe pas kësaj ka filluar konflikti fizik midis tyre.
Nga rrethanat e ngjarjes provohet që autori i krimit i cili akuzohet për vrasje me paramendim të ketë përgatitur dhe realiziar gjithçka duke patur si qëllim të fut ne kurth dy shoket dhe t’iu merte ngarkesën e drogës. Nga ana tjetër 42-Bjecari Burnazi i cili nuk u lëndua nga përplasja fizike i ka fshehur policisë të vërtetën duke dhënë dëshmi të rreme duke pohuar se kishte rënë pre e grabitesve. Pikërisht kanë qenë dëshmitë kontrakditore të personave të perfshirë në ngjarje ato që kanë orientuar policinë drejt zbardhjes dhe arrestimin e autorëve. (J.V/Shuplaka)