Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare, Alejandro Mayorkas tha të dielën në mbrëmje se qeveria federale vazhdon të hetojë pamjet e raportuara të fundit të dronëve, por shtoi se nuk ka asnjë tregues për përfshirje të huaj ose aktivitet kriminal. Në një intervistë në ABC News, Mayorkas gjithashtu kërkoi që Kongresi t’i jepte qeverisë federale autoritet të zgjeruar dhe për të paaftësuar dronët.
Në aeroportet në veri lindje është dhënë alarmi për kujdes nga autoritetet pasi objektet fluturuese mund të përshihen në ngjarjë në hapësira ajrore të palejuara. Ish-guvernatori i New Jersey, Chris Christie tha se një vakum informacioni mbi pamjet e dronit ka krijuar hapësirë për teori konspirative.
Gjatë një konference të improvizuar, një zyrtar i FBI-së u tha gazetarëve se agjencia po punonte me 50 partnerë lokalë, shtetërorë dhe federalë për të shqyrtuar raportet e shtuara. Zyrtari tha se më pak se 100 nga mbi 5,000 pamjet e raportuara kishin rezultuar se meritonin hetime të mëtejshme, dhe të gjitha pamjet e mëdha të raportuara me krahë fiks deri më tani ishin të avionëve civil.