Policia e Krujës në bashkëpunim me FNSH nga Tirana e Durrësi vijojnë aksionin për zbulimin e parcelave me drogë.
Mësohets e gjatë kontrolleve me dronë janë pikasur 31 parcela me drogë në fshatrat e thella të Niklës dhe 12 në zonën e Ishmit.
Burimet bëjnë me dije se policia dhe FNSH me 13 automjete janë nisur drejt Niklës dhe Ishmit.
Prej afro një muaj vijon aksioni i policisë së Krujës së bashku me FNSH nga Tirana e Durrësi që janë në aksion për të zbuluar parcela me kanabis në territorin e bashkisë së Krujës.