Rita Ora do të jetë në Prishtine më 17 shkurt, me rastin e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Institucionet kosovare janë duke përgatitur festime masive me rastin e dekadës së parë të mëvetësisë.
Edhe pse zyrtarët atje nuk kanë pranuar të japin detaje, ata thonë se surprizat për qytetarët nuk do të mungojnë dhe prania e këngëtares së famshme 27-vjeçare, që po shijon së fundi majat e suksesit, ka për ta ndezur padyshim atmosferën.
Por ndryshe nga Rita Ora, Dua Lipa ka kërkuar të paguhet për një performancë në Prishtinë më 17 shkurt. Shuma e përmendur prej tyre është 200 mijë euro. Sipas mediave kosovare Rita Ora nuk ka dashur të kompensohet financiarisht nga kjo ftesë. (J.V/Faxweb)
Discussion about this post