08:39 | 14/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Dua Lipa e revoltuar me retorikën e britanikëve: Mënyra se si kanë folur ministrat për shqiptarët është e dhimbshme

14:59 | 04/06/2023
në Aktualitet, Flash, ShowBiz, Te Fundit, Te Gjitha
0
Dua Lipa e revoltuar me retorikën e britanikëve: Mënyra se si kanë folur ministrat për shqiptarët është e dhimbshme

Dua Lipa ka kritikuar mënyrën se si ministrat britanikë janë shprehur muajt e fundit për emigrantët shqiptarë,

Ylli e quajti qëndrimin e tyre “mendjengushtë dhe dritëshkurtër”, duke shpjeguar se trajtimi i tyre “dhemb”. “Mënyra se si kanë folur ministrat britanikë për shqiptarët është e dhimbshme”, ka thënë ajo për “Sunday Times”.

Madje ka theksuar se duhet të ketë më shumë ndjeshmëri.

“Natyrisht që dhemb. Gjithmonë kam menduar se Londra është një vazo kulturash. Është pjesë përbërëse e këtij qyteti”, komentoi Lipa duke iu referuar deklaratës së Sekretares së Brendshme britanike, Suella Braverman, e cila tetorin e kaluar i cilësoi shqiptarët si “kriminelë” në një debat në Parlament.

“Kur dëgjon qeverinë që flet për shqiptarët të dhemb. Është dritëshkurtër dhe mendjengushtë, por është mënyra se si mendojnë shumë njerëz. Pavarësisht se sa shumë ne përpiqemi të ndryshojmë retorikën, gjithmonë do të ketë nga ata që mendojnë se ’emigrantët po vijnë në vend dhe po na marrin punët’,” vuri në dukje këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare.

Siç shpjegon më poshtë, ajo nuk ka në plan të ndalojë së foluri pa marrë parasysh pasojat, duke theksuar se prindërit e saj janë përgjegjës për këtë.

Emigrantë ishin edhe Dukgajin Lipa dhe Aneza, të cilët u detyruan të largoheshin nga Shqipëria dhe të kërkonin një të ardhme më të mirë në Angli. Ata sollën në jetë tre fëmijë. Dua Lipa ka lindur në vitin 1995 në Britani.

Duke folur për arsyet që detyrojnë dikë të emigrojë, ajo përmendi edhe prindërit e saj. “Emigrantët që kanë ardhur këtu kanë punuar jashtëzakonisht shumë. Duhet të ketë më shumë ndjeshmëri, sepse njerëzit nuk largohen nga vendi i tyre nëse nuk ka nevojë apo frikë për familjen e tyre”, shpjegoi Dua në mbyllje.

Pas

Sezoni dasmave është afër, si organizimi i tyre tregon për marrëdhënien e çiftit

Para

Kompanitë ajrore: Të gatshme të shmangim kaosin e vitit të kaluar në udhëtime

Para
Kompanitë ajrore: Të gatshme të shmangim kaosin e vitit të kaluar në udhëtime

Kompanitë ajrore: Të gatshme të shmangim kaosin e vitit të kaluar në udhëtime

Discussion about this post

 



Të Fundit

Celibashi: Procesi i numërimit po zhvillohet normalisht, rezultatet përfundimtare priten brenda javës

Presidenti i Ukrainës uron Edi Ramën për zgjedhjet e 11 Majit, Zelensky: Urime për fitoren bindëse

Zgjedhjet/ Kryeministri spanjoll Sanchez uron Ramën: Urime për fitoren bindëse të PS!

Zelensky uron Ramën për fitoren në zgjedhje: Mezi pres të forcojmë më tej marrëdhëniet!

Të frymëzuar nga legjenda e Rozafës, Shkodra Elektronike sonte me “Zjerrm” në Eurovision: Të fitojmë dhe në 2026 ta sjellim në Shqipëri

O Bashe…7×7= mbi 80 mandate për PS! Ku je o Bashe?!

PS 10 mandate në Elbasan, kush janë emrat nga lista e hapur që pritet të futen në Kuvend! PD asnjë ulëse

Balluku: Fitore historike në Fier, PS merr 12 mandate

Listat e hapura në Vlorë/ PD humb edhe një nga lista e mbyllur! PS kryeson me Gjiknurin, Bidon, Sinajn, Llajon dhe Mersinin! Jashtë mbetet Ina Majko

“Erion Veliajt” i del emri në listën e deputetëve për qarkun e Tiranës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.