Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa ka marrë vlerësime për albumin e saj të ri nga grupi i njohur, Coldplay.
Vokalisti i grupit, Chris Martin ka publikuar një foto në rrjetet sociale ku shkruan për 21-vjecaren.
“Faleminderit për të gjithë ata që ishin në Munich, Lyon dhe Vienna. Ne jemi me fat që kemi audiencë kaq të mrekullueshme.
Kam qenë duke dëgjuar albumin e ri të Dua Lipa (ku realizuam së bashku këngën ‘homesick’) dhe mendoj se kënga New Rules është e përkryer.”
Mirëpo dhe Dua nuk ka hezituar që ta publikojë këtë gjë në llogarinë e saj private ku e falenderon atë për vlerësimin e madh që i ka dhënë.
Kjo verë do jetë plot suksese për këngëtaren shqiptare, Dua Lipa dhe me siguri Dua po gati për disa klipe pasi shumë fansat e albumit të saj po presin diçka të tillë. (S.SH/Shuplaka)