Këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa është venë në qendër të vëmendjes së mediave për sa i përket jetës së saj personale .
Këngëtarja e famshme mesa duket nuk i zbaton rregullat e saj pasi së fundmi përflitet se është ndarë nga këngëtari Paul Klein për t’u rikthyer në krahët e ish-it të saj. Dua dhe modeli bukurosh Isaac Careë kanë qënë të lidhur për dy vite ndërkohë që ndarja e tyre muaj më parë bëri bujë edhe falë “Neë Rules”.
Burime për “The Sun” kanë treguar se Dua dhe Paul janë ndarë miqësisht në fillim të muajit janar dhe 22-vjeçarja ka nisur të kontaktojë ish-in e saj. Ajo dhe Isaac nuk janë takuar pasi modeli është i zënë me punë jashtë vendit. Ky lajm duket se ka mërzitur shumë fansat e këngëtares që besonin në këshillat e saj të cilat ajo vetë po i shpërfill. (M.Q/Faxweb)