Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa, ka postuar gjatë mbrëmjen një video ku shihet se si e ka pritur Vitin e Ri 2017!
Në praninë e njerëzve të dashur, ajo shihet teksa numëron mbrapsht minutat në pritje të hapjes së shampanjës.
Bashkangjitur videos, Dua falënderon njerëzit që e kanë përkrahur, për dashurinë dhe mbështetjen e treguar e që për të do të thotë gjithçka.
“Urime Vitin e Ri të dashurit e mi. Jam shumë e emocionuar që po hyjmë në vitin 2017, do të ketë shumë argëtim. Faleminderit shumë për çdo gjë që po bëni për mua, për dashurinë dhe mbështetjen që do të thotë gjithçka. Le ta bëjmë”, ka shkruar Dua Lipa. (XH.A/SHUPLAKA)