Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka shkuar në fshatin Kalaç të njesisë administrative të Ndroqit, pranë Tiranë, për të biseduar me banorët e zonës për problemet e tyre, vështirësitë e shkaktuara nga kriza ekonomike.
Basha i është drejtuar qytetarëve në të gjithë vendin sërish me një anë të një video ku e shpalos vetë situatën. Në bashkëbisedim me fermerët Basha evidenton problematikat në bujqësi duke nis që nga infrastuktura e duke vazhduar deri te mungesa e ndihmës me subvencione nga ana e qeverisë.
Gjatë takimit me banorët e fshatit një adoleshente i ka shprehur dëshirën se ajo do të behet kirurge si Halim Kosova. ”Dua të behem kirurge si Halim Kosova se më ka shpëtu jetën”: u shpreh vajza.
Kjo ka bërë që Basha të ftojë doktor Halimin i cili ndodhej aty afër dhe ta prezantoj adoleshenten me idhullin e saj.
Discussion about this post