Një nga përkrahësit më të flaktë të Presidentit francez, Emmanuel Macron ka dhënë dorëheqjen nga detyra e tij si ministër i Brendshëm. Largimi i Gérard Collomb ka shtuar dhe më shumë gjendjen “kaotike”, pas largimit më të hershëm të ministrit të Mjedisit Nicolas Hulot.
Ministri 71 vjeçar është shprehur se arsyeja e largimit, është se ai dëshiron të kandidojë sërish për punën e tij të vjetër si kryebashkiak i Lyon në zgjedhjet e ardhshme lokale. Ndërkaq zyrtarisht thuhet se një tjetër arsye e largimit të Gérard Collomb, është dhe zemërimi i tij me truprojën e Macron, Alexandre Benalla, i cili gjatë një proteste ka ushtruar dhunë mbi qytetarët.
71 vjeç ishte një nga aletaët më besnik të Presidentit, i cili fillimisht refuzoi dorëheqjen, por më pas u detyrua të pranonte largimin e tij një orët e para të mëngjesit, raporton The Guardian.
Sakaq, detyra më e vështirë i ka kaluar Kryeministrit Edouard Philippe, i cili u detyrua me ngut për të marrë të mërkurën detyrat e sigurisë kombëtare të ministrit të Brendshëm, përveç rolit të tij kryeministror.
(J.D/Faxweb.al)