13:13 | 25/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Dua të martoj mamin me një burrë që ka 100 mijë euro”, kërkesa ‘live’ e vajzës për të ëmën

22:24 | 01/07/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Dua të martoj mamin me një burrë që ka 100 mijë euro”, kërkesa ‘live’ e vajzës për të ëmën

Një histori vërtet prekëse ka qenë sot pjesë e “Ka një mesazh për ty”, ku Rovenaka treguar se si u nda nga burri, të cilin e njohu me shkuesi.

Ajo tha se nuk e njihte atë më parë dhe e fejuan pa dëshirë vetëm për shkak të mentalitetit.

Rovena tregoi:

”Nga momenti që unë e kam parë kemi qenë në një dhomë të dy. E para njëherë, nuk më pëlqeu propozimi i tij. A ke pasur tjetër? Domethënë nga momenti që unë hyra në dhomë, unë nuk e njihja, nëse ti ke pasur tjetër do kesh probleme me mua.

Thashë jo. Dhe pranova sepse deshën prindërit. Më mori si pa pyetur prindërit e mi, “më rrëmbeu”. Më çoi në shtëpi e tij. Prindërit u çuditën sepse ky nuk kishte thënë as te prindërit e tij asnjë gjë. Aty pranova dhe thashë, ok, po rri. Keqtrajtohesha në atë familje. Më pas bëmë dy fëmijë pa dëshirën time. Burri më dhunonte dhe unë ankohesha tek prindërit e mi.Me të ndenja e martuar për 7 vite e që atëherë kanë kaluar 10 vite që jemi ndarë.”

Ish bashkëshorti i ka marrë dy fëmijet duke e gënjyer se do t’i nxirrte dhe për katër vite Rovena i ka shikuar në shkollë fshehurazi. Deri sa pas 4 vitesh fëmijët tashmë më të rritur i kërkuan që të ktheheshin me të.

Megjithatë, jeta i buzëqeshi. Pasi ishte divorcuar, në Greqi njohu një gjerman i cili i kërkoi të martoheshin. Tani ata jetojnë të dy bashkë në Gjermani bashkë edhe më fëmijët e saj.

Tashmë Rovena kërkon të ndihmojë mamanë e saj. Ajo është 61 vjeç dhe prej 12 vitesh ka humbur burrin. Vajza do që mamaja e saj të gjejë një tjetër partner jete.

Ajo tha:

“Nëna ime ka vuajtur shumë, nga ana e njerëzve të saj, nga ana e njerëzve të babit. Ndarjen time e ka përjetuar shumë keq. Dhe kur u ktheva i thashë, ‘nënë a do ma hapësh derën që të futem’? Nëse ti, i thashë, nuk më pranon nga njerëzit, mba njerëzit mos më mba mua. Unë atëherë po marr çantën dhe po largohem dhe ti më harron përgjithmonë. Dhe nëna ime nuk dëgjoi njerëzit. Ajo më pranoi mua dhe jam shumë e lumtur. Mami ka 12 vjet pa babin, është 61 vjeç.”

E pyetur se përse do që ta martojë të ëmën, Rovena tha:

“Sepse mami im, kur isha 17 vjeç më detyruan që të martohesha, dhe unë dua ta martoj tani mamin.Rovena thotë se shpesheherë kanë bërë shaka dhe mamaja e saj nuk pranon që të martohet përsëri. Por, shton se nëse do të pranojë, do ta bëjë për një burrë që të ketë 100 mijë Euro.”

Stafi i emisionit i ka bërë një surprizë dhe ka gjetur një burrë të quajtur Kujtim, i cili shkon në studio. Ai ka me vete një valixhe me 100 mijë Euro. Sigurisht ai luan rolin pasi mëson disa të dhëna rreth jetës së të ëmës së Rovenës.

Megjithatë e ëma nuk e pranoi burrin me 100 mijë euro pasi ajo tha se ishte shprehur kështu vetëm për të bërë shaka dhe nuk do të martohej edhe sikur miliarda të kishte ai.” /TVKLAN/

 

 

Etiketa: emenkerkesavajzës
Pas

Meghan i harron shpesh rregullat e Familjes Mbretërore, kësaj radhe Princ Harry nuk e toleron më

Para

Është tradhti të shikosh filma porno? Ja një përgjigje

Para
Është tradhti të shikosh filma porno? Ja një përgjigje

Është tradhti të shikosh filma porno? Ja një përgjigje

Discussion about this post

 



Të Fundit

Zëdhënësja e Metës: 11 maji, farsë politike! Të hetohet çdo rast i shkeljes së ligjit

Mali i Zi shkurton orarin e punës! Qeveria projekton 7 orë punë, Unioni i Punëdhënësve del kundër

Lezhë/ Vijon operacioni “Koordinata”, arrestime dhe fidanë kanabisi të asgjësuar në Malin e Rrencit

Dyndje turistësh në Theth! Bizneset kërkojnë vëmendje: Probleme me energjinë elektrike dhe ndërtimet pa leje

E rëndë në Tiranë! Po punonte për çmontimin dhe heqjen e bolierit të ujë, por i ra në kokë, humb jetën 52-vjeçari

Helmimi i fëmijëve në kopshtin e Gramshit, policia nis hetimet për çështjen. Bllokohen kartelat e 6 pacientëve të shtruar në spital

Konstituimi i Kuvendit të Kosovës, dështon seanca edhe në përpjekjen e 21-të

Sulmi rus që la pas 12 të vdekur në Ukrainë, Zelensky: Heshtja e Amerikës dhe ndërkombëtarëve po e inkurajojnë Putinin

Mes tensioneve politike, mbahen sot zgjedhjet presidenciale në Venezuelë

Operacioni “Enigma” ku u vu në pranga Xhevdet Plaku dhe 6 të tjerë! Nën masa të larta sigurie, të arrestuarit mbërrijnë në gjykatën e Durrësit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.