Mesfushori i Realit të Madridit, Luka Modriç dëshiron që të mbyll karrierën me Realin. Në një prononcim për gazetën” Marca”, Modriç thotë se dëshiron të luajë për Realin e Madridit deri në fund të karrierës sepse ka qenë një dëshirë e jetës së tij.
Modriç shprehet se nuk ka menduar për kontratën e re, pasi ai është 31 vjeç dhe kontrata i përfundon në vitin 2020.
“Nuk kam menduar ende për këtë, por natyrisht se do të dëshiroja që të pensionohem në Real, është ëndërr ,por të shohim çfarë do të ndodhë
Në Madrid duhesh të japësh maksimumin dhe gjithmonë të jesh në nivelet më të larta. Nëse nuk je, lindin dyshimet”, tha Modriç.
Ai ka qenë lojtar i ekipit angleza të Tottenham, para se të transferohej në Madrid në vitin 2012 për një shumë që arrinte në 30 milionë euro. (B.H/Shuplaka)