A keni shkathtësi në përdorimin e mediave sociale për të mbledhur ndjekësit e Familjes Mbretërore? Mbretëresha është duke kërkuar për dikë me “dhunti krijuese” i cili mund të mbajë të pranishme në sytë e publikut dhe në skenën botërore detaje dhe komunikime të familjes mbretërore në rrjetet socialae.
Shefi i ri i Digital i angazhuar pranë familjes është duke u ofruar nga 45.000 deri në 50.000 dollarë në vit me një orar pune 37,5 orë në javë, nga e hëna deri të premten. Lajmërim për punë është bërë në LinkedIn dhe faqen e internetit Royal. Dëshira e mbretëreshës është që të qëndrojë e lidhur me ndjekësit e saj në internet, sipas një postimi pune të postuar në LinkedIn, siç transmetohet nga mediat kryesore të Mbretërisë së Bashkuar.
Postimi shton: ‘Kjo bëhet për të gjetur mënyra të reja për të ruajtur praninë e Mbretëreshës në sytë e publikut dhe në skenën botërore. Kjo është ajo që e bën të jashtëzakonshme punën për Royal Household. ‘Reagimi ndaj punës sonë është gjithmonë me profil të lartë, dhe kështu reputacioni dhe ndikimi do të jenë në ballë të të gjitha veprimeve tuaja. ‘Dhe të kesh punën tënde të përbashkët në të gjithë botën do të jetë shpërblimi më i madh.”
Familja Mbretërore ka 4.1 milion ndjekës në Twitter krahasuar me 6.9 milion në Instagram dhe 4.9 milion në Facebook. Sipas faqes zyrtare të Royal Family, afati i fundit për aplikantët është 23 Dhjetori deri në orën 23:55.
(F.GJ/FAXWEB.AL)