Një milioner, David Glashin, 76 vjeç, ka bërë një gjest që jo shumë njerëz do të mund ta bënin. Pasi e braktisi gruaja, ai vendosi të lërë gjithçka zotëron pas dhe të zhvendoset në një ishull të vogël në verilindje të Australisë për të jetuar bashkë me qenin e tij.
Në një intervistë për “TG”, ai ka deklaruar se paraja i helmon njerëzit, ndërsa ka shprehur dëshirën që të vdesë në ishull.
“Dua të vdesë këtu. Është parajsa ime në tokë. Kur erdha në ishull kam qenë i dhënë shumë pas parasë. Paraja i helmon njerëzit, e për shkak të tyre u shkatërrua martesa ime”, ka treguar ai.
Glashin nuk ka mohuar që jetesa në ishull krejt i vetëm është e vështirë, por ka shtuar se arrin ta menaxhojë situatën duke mos menduar negativisht.
“Duhet të mendoni pozitivisht tërë kohën përndryshe do të çmendeni, pasi do të mendoni se gjërat nuk po ju shkojnë sipas planeve”, ka shtuar ai. Një herë në vit ai është i detyruar të lëvizë nga ishulli sepse duhet të bëjë furnizimet në mënyrë që të mundësojë jetesën aty.
Ai ka dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë, e cila nuk e ka vizituar kurrë në ishullin e vetmuar. Autoritetet australiane dëshirojnë ta largojnë nga ky ishull, por David është i vendosur që pjesën tjetër të jetës ta kalojë aty.
(M. I./ Faxweb.al)
Discussion about this post