Diçka e pazakontë ka ndodhur në rrugët e kryeqytetit. Një burrë është shtrirë pranë rrethrrotullimit të sheshit “Shqiponja” dhe kërkon që ta shtypin makinat.
Kalimtarët janë pataksuar nga skena e këtij qytetari, sepse nga momenti në moment mund ta shtypte ndonjë makinë nëse nuk e kishte mendjen, shkruna Jeta Osh Qejf.
“Ky burri është shtrirë në rrugë dhe nuk e dimë se çfarë ka, thjesht kërkon të vdesë, donte ta shtypnin makinat. Kohë të vështira në këtë vend. I tmerroi edhe kalimtarët se për trafik hajde dé”, përfundoi qytetari. (J.V/Shuplaka)