Ish-kryeministri Sali Berisha ka postuar mesazhin prekës të një qytetari I cili I shkruan se ndodhet në arrati pasi është i dënuar me 1 vit burg për ndërtim pa leje.
Ai thotë se ndodhet në Itali, dhe fakti që është i dënuar në mungesë, nuk mund të vijë në Shqipëri të shoh babain e tij të moshuar që është në prag të vdekjes.
“Babai im është në prag të vdekjes kërkon të më shorë me sy e të lirë që të më prihet i qetë”, shkruan ai.
POSTIMI I BERISHËS:
Shtet i pashpirt, nuk ben amnisti!
Noriega, narkotraministrat dhe narkodeputetet e tij nuk bene amnisti per viktimat e terrorit te tyre kete vit! Te pashpirt!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
“I NDERUAR DOKTOR
Po të shkruaj per një problemin tim se vetëm ju besoj që do jepni zgjidhje.
Jamë Gezim Xherexhiu lindur e rritur në Tomorric fshatin Kërpic të rredhit Gramësh .sotë jetojmë familjarisht nga 1995 në Itali Jamë babaj 5 fëmijëve. Jamë një nga krijuesit e PD në Gramësh një nga delegatët e kuvendit parë të PD Sotë ndodhem në arrati se shteti i Matrapikut E. Romës më ka dënuar me burgim një vitë për ndërtim pa leje. Ky ndërtim është bërë në fshatin e lindjes nga babai imë qe sotë është 98 vjeçë por për çudi nukë u more ai si shkelsë i ligjit por unë është e kuptueshme se duheshin lekë që nga policia prokuroria e në fund gjykata. Kjo istori ka 23 gusht 2014 jamë dënuar nga gjykata e apelit Durrës i vit burkë me 3 korrik 2o16 është bërë rekrus gjykatas lartë por dhe sotë ska një datë gjyqi. Babai im është në prag të vdekjes kërkon të më shorë me sy e të lirë që të më prihet i qetë në atë bote mos më iki me merak se u bë sebep ai që unë të vuaj arratinë unë dua tja hedhë një lopatë dhe e ti japë lamtumirën e fundit pa hekura në duar. RESPEKTE”
(B.H/Faxweb)