17:15 | 29/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Duam mish të pjekur”, mbesa e partizanit Kadare sulmon historianin, Dervishaj: Nuk merrem me histori gjyshash…

12:27 | 17/11/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Duam mish të pjekur”, mbesa e partizanit Kadare sulmon historianin, Dervishaj: Nuk merrem me histori gjyshash…

Historitë e Luftës Nacional Çlirimtare dhe vitet e diktaturës komuniste që pasuan, vijojnë që të mbeten një temë e nxehtë në vendin tonë. Një debat i gjerë është zhvilluar së fundi pas publikimit të një letre nga historiani Kastriot Dervishi, ku partizani Tahir Kadare, kërkonte mish të pjekur në luftë.

“Tahir Kadare, në një letër të datës 10.11.1943 që i drejtonte Dushan Mugoshës (“Saliu”), i cili po rropatej prej vitesh për “lirinë” e Shqipërinë, kërkonte bukë dhe mish. Në fund, midis të tjerash shkruhet: “Në qoftë se keni mishra dhe bukë, dërgonani, pse edhe nga këto kemi qenë keq. Mishrat po mundët, na i dërgoni të pjekura””, citonte Dervishaj një prej dokumenteve që kishte gjetur në arkivën e  Ministrisë së Brendshme, dhe që i referohej kohës së luftës.

Por i menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i familjes Kadare, ku mbesa e tij, Silvana, ka lëshuar një lumë akuzash në drejtim të Dervishit.

Ajo shprehet se Dervishi është një pseudohistorian, dhe balta e tij nuk mund të cënojë aspak figurën e nderuar të gjyshit të saj.

Postimi i Silvana Kadaresë

Ndërkohë që në një tjetër kundërpërgjigje, historiani Dervishi shprehet se ai nuk ka hedhur baltë mbi askënd, dhe ato që janë të dokumentuara për Tahir Kadarenë janë dhe më tronditëse se kërkesa për mish të pjekur.

Postimi i plotë:

Histori me “shkarravinat” gyshit

Unë bëj të njohur një dokument arkivor, sipas së cilit partizani Tahir Kadare me shkrimin e tij, i kërkon Dushan Mugoshës mish qengji të pjekur në luftë, ku e ku me pulat e “ballistëve të kinostudios”. Reagon mbesa përtej oqeanit e të përmendurit me një trakt komunist, me një varg sharjesh e lajthitjesh, përfshi gënjeshtrën e 28 mijëve, por asnjë fjalë kundërshtuese për dokumentin e cituar.

Thotë se është krenare për gjyshin, a thua se përbën argument kjo. Që ta dijë shoqja në fjalë, unë nuk merresh me histori gjyshash, tabela nderi, dhënie dekoratash, por me atë që ka ndodhur. Dokumenti që ka shkruar gjyshi quhet “një copë shkarravinë”, etj.

Të filloj unë për Tahir Kadanë me dokumente siç i ka shkruar vetë, për histori bixhozi, vrasjesh, etj, nuk di ku përfundoj pastaj. Sepse nuk jam marrë ndonjëherë me “figurën” e gjyshit të saj. Evidentimi i një fakti deri këtu shkon. Nëse e vërteta quhet “hedhje balte”, do vijoj ta hedh me kënaqësi atë, pa pyetur për nipat e mbesat “krenarë”. Sipas logjikës së këtij rasti, Tahiri i ka hedhur baltë vetes. 

Letra e Tahir Kadaresë ku kërkonte mish të pjekur

 

(E.K/Faxweb.al) 

Etiketa: kastriot dervishitahir kadare
Pas

Braçe sulmon Metën në 75-vjetorin e Çlirimit të Tiranës: Për interesa të ngushta po i shpall luftë Amerikës!

Para

Anxhela Martini e thotë troç fare: Kjo pjesë e trupit të Dragosit më pëlqen shumë

Para
Anxhela Martini e thotë troç fare: Kjo pjesë e trupit të Dragosit më pëlqen shumë

Anxhela Martini e thotë troç fare: Kjo pjesë e trupit të Dragosit më pëlqen shumë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Pjesë e rrjetit të trafikut të drogës, çifti shqiptaro-italian arrestohet me 1,4 kg kokainë dhe ekstazi në Zvicër

Kriza humanitare në Gaza, sulmet izraelite vrasin 12 palestinezë teksa prisnin ndihmat me ushqime

Kapërceu urën dhe ra në liqenin e Ujmanit, gjendet pas disa orësh kërkimesh trupi i 33-vjeçarit

Fotolajm/ Rama ndan pamjet nga ura e re në Divjakë

Reshjet e shiut shuajnë zjarret në vend, vetëm 2 vatra aktive

Kancelari i Gjermanisë: Do të nisim ndihma për Gazën

Raketa e re që mund të ndalojë lojën e rrezikshme të Kinës

5000 lekë për një votë, SPAK përfundon hetimet për 4 persona

Holanda shpall “persona non grata” dy ministrat izraelitë

Sherr i dhunshëm mes vëllezërve në Ksamil, dy në pranga një në spital

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.