Vijon protesta e banorëve dhe fëmijëve të fshatit Mengel të Elbasanit për shkollën. Siç raportojnë burime për Fax News, pas hapjes së shkollës së mbyllur këtë herë banorët kanë bllokuar aksin rrugor Elbasan –Librazhd.
“Duam shkollën”, dëgjohen fëmijët teksa protestojë, të cilët për këtë vit nuk kanë bërë asnjë ditë shkollë dhe vazhdojnë të bojkotojnë mësimin prej disa ditësh. Siç mësohet edhe sot autobusat janë nisur bosh drejt shkollës në Elbasan, ku fëmijët detyrohen të zhvillojnë mësim me dy turne.
“Me u prish kjo shkollë nuk kemi rrugë tjetër veçse të rrijmë rrugëve të Elbasanit, atje ku çfarë nuk pritet.Siç po shohim sot po vjen e keqja jo vetëm e fëmijëve, por mjerë familjarët që do kenë fëmijët që do shkojnë atje.”, është shprehur për Fax News një nga banorët e fshatit.
Ndërkaq ka ndërhyrë edhe policia, e cila siç duket nga pamjet e siguruara në Fax News po diskuton me deputetin e PD-së,Luçiano Boçi i cili prej ditësh është shfaqur si mbështetës i banorëve të fshatit Mengel.
(J.D/Faxweb.al)
Discussion about this post