11:51 | 08/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Duam të kthehemi në shtëpi”, brenda kampit të ISIS ku ndodhej vogëlushi shqiptar, gati 340 fëmijë kanë ndërruar jetë

18:50 | 20/10/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
“51 fëmijë shqiptarë janë në duart e pedofilëve”, gazetari jep lajmin dramatik: Alvini nuk është i vetmi!

Në pamje të parë mund të duket e vështirë, por gazetarja e CBS News, Holly Williams ka hyrë disa herë në kampin e Al Hol-it, në veri të Sirisë ku mbahen të afërm e mbështetës të ISIS-it.

Ndonëse videon e saj më të fundit e nis me deklaratën e fortë të disa femrave të mbuluara kokë e këmbë se janë një “minë me sahat”, që mund të shpërthejnë në çdo kohë, intervistat e mëtejshme tregojnë se shumë prej grave në kamp janë penduar për veprimet e tyre e duan të kthehen në shtëpi. Al Hol-i është pikërisht kampi ku ndodhet dhe Alvini, djali 11-vjeçar, të cilin e ëma mori me vete përpara 5 vitesh nga Italia, dhe ai ati vetëm tani arriti ta zbulonte se ku ndodhej, falë emisionit të famshëm investigativ Le Iene.

Përveç tij, në këtë kamp ka dhe fëmijë të tjerë shqiptarë. Gratë e intervistuara nga Williams rrëfejnë se ndjekësit e linjës së ashpër të ISIS-it kanë kërcënuar t’ua djegin tendat gjatë natës. “Ata ende e adhurojnë shtetin islamik”, shprehen ato. Gazetarja zbulon se gratë aty janë të ndara, një pjesë që kërkon dëshpërimisht të kthehet në shtëpi, dhe të tjera që këmbëngulin të qëndrojnë sepse siç thonë, kanë shkuar atje që të jetojnë sipas ligjit islamik.

“ISIS-in disa këtu e kanë idhull. E admirojnë shumë, ndërsa ne duam të kthehemi”, shprehet një grua në kamp.

“Ne do të qëndrojmë, dhe do të pranojmë çdo ndëshkim që Allahu do të dërgojë”, shprehet një tjetër.

Jeta në kamp është mirëorganizuar, gati si në një qytet të vërtetë. Mbi 10 mijë të huaj jetojnë këtu, shpjegon reporterja, pjesa dërrmuese gra dhe fëmijë të luftëtarëve të ISIS-it. Shumë prej burrave kanë vdekur ose janë në burg. Dhuna atje nuk mungon, e ka pasur disa vrasje, por është thuajse e pamundur të gjenden fajtorët.

Washington Post sakaq pohon se në kampin e izoluar jetojnë gjithsej 70 mijë gra dhe fëmijë. roje të armatosura dhe të maskuara kurde e mbikëqyrin kampin ku ka plot të mitur të cilët nuk zgjodhën as të tërhiqeshin me zor, e as të lindnin në të ashtëquajturin kalifat, shkruan TCH. Nga periudha dhjetor 2018 deri shtatorin e këtij viti, gati 340 fëmijë kanë ndërruar jetë në Al-Hol, vazhdon shkrimi— shumica nga sëmundje krejtësisht të kurueshme si diarreja akute apo edhe nga kequshqyerja.

Etiketa: alvin berishakampi al hol
Pas

“E kanë lidhur me frerë e i kanë hedhur shalë e samar”, Lame nxjerr foton e rrallë kur ishte i ri: Që kur vura brisk në faqe…

Para

Aksident me pasojë një të vdekur tek Shkëmbi i Kavajës

Para
VIDEO/ Lë nam deputeti në parlament, fut gishtat në hundë dhe…

Aksident me pasojë një të vdekur tek Shkëmbi i Kavajës

Discussion about this post

 



Të Fundit

PL: Strehimi është kthyer në luks për shumicën e shqiptarëve, një ndër faktorët që po nxit largimet nga vendi

Aksioni ku u kapën 6 kg heroinë në Kapshticë, arrestohet drejtuesi i mjetit që transportonte drogën dhe 4 punonjës policie

Masat e sigurisë për ndeshjen Shqipëri-Serbi, Proda mesazh falënderimi

Koçiu: Rikonstruktohen 4 qendra shëndetësore në Durrës, shërbime për 6 mijë qytetarë

“Bread&Heart” Festival, Rama: Format unikal bashkëpunimi mbi sfidat e ndërtimit në Shqipëri

Kryetarët e Gjykatave të Larta të Evropës Qendrore dhe Lindore mblidhen nesër në Vlorë

Arsimi për fëmijët, si të përfitoni zbritjet pas deklarimit të të ardhurave! Shembuj konkret, dokumentacioni që ju nevojitet

Pas ndeshjes, policia shqiptare shoqëron në Rinas skuadrën serbe. Nuk u shënua asnjë incident

Media britanike ‘Times’: Zbuloni pikat sekrete dhe piktoreske të jugut të Shqipërisë

Stresi/ Ja disa mënyra si të menaxhosh atë gjatë periudhave të ngarkuara

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.