Bashkia e Fierit përmes një postimi në faqen zyrtare të Facebook ka zbuluar se do të japë me qera “Sallën e Kinemasë” , pranë Parkut Qëndror të Qytetit.
“Bashkia Fier ka filluar procedurat për dhënien me qira të objektit, Salla e Kinemasë pranë Parkut Qëndror të Qytetit, me sipërfaqe prej 85 m2, Lagja Apolonia, Fier.
Kjo sipërfaqe jepet me qira me qëllim ushtrim veprimtarie për kinema, për të ndikuar pozitivisht në zhvillimin ekonomik të zonës. Çmimi dysheme është 400 lekë /m2 në muaj, pra 34 000 lekë në muaj. Afati i dhënies me qira është 1 vit, me të drejtë përsëritje”, shkruhet në njoftim.
Njoftimi i plotë
Bashkia Fier ka filluar procedurat për dhënien me qira të objektit, Salla e Kinemasë pranë Parkut Qëndror të Qytetit, me sipërfaqe prej 85 m2, Lagja Apolonia, Fier. Kjo sipërfaqe jepet me qira me qëllim ushtrim veprimtarie për kinema, për të ndikuar pozitivisht në zhvillimin ekonomik të zonës.
Çmimi dysheme është 400 lekë /m2 në muaj, pra 34 000 lekë në muaj.
Afati i dhënies me qira është 1 vit, me të drejtë përsëritje.
Dokumentacioni që duhet të paraqesin të interesuarit, si më poshtë:
Kërkesën e subjektit për marrje me qira.Ø
Plan-biznesin e hollësishëm për vënien në funksionim të objektit, ku të përshkruhen qartë:Ø
*plani i punësimit,
* plani i investimit
* treguesit që do të realizohen.
Ofertën për vlerën e detyrimit mujor të qirasë.Ø
Çertifikatën e rregjistrimit dhe çertifikatën historike nga QKB.Ø
NUIS dhe vërtetimin nga dega e tatimeve që janë shlyer detyrimet tatimore dhe sigurimetØ
shoqërore.
Vërtetim nga institucionet përkatëse (gjykata dhe prokuroria) që nuk është në ndjekje penale si dhe nuk ka procese gjyqësore në lidhje me aktivitetin.Ø
Dokumentacioni të dorëzohet pranë Bashkisë Fier, brenda datës 10.09.2018.
(J.D/Faxweb.al)