Ambientalisti Sazan Guri i ftuar ditën e sotme në studion e lajmeve në Fax Neës, foli në lidhje me projektligjin “Për lejet mjedisore, të ndryshuar”, ku u shpreh se është një projektligj që do të rrisë ndotjen në vend.
Sipas Gurit, Kuvendi po përgatit një ligj që të lejojë ndotjet prej fabrikave, ku 70-80% e tyre nuk duhet t’i nënshtrohen më shqyrtimeve mjedisore, që dmth të hedhin sa të duan mbetje e ndotje, dhe askush s’ka të drejt t’i kontrollojë.
Guri po ashtu bëri thirrje që ditën e hënë me datë 17, qytetarët të grumbullohen dhe të mos lejojnë që të kalojë ky ligj, pasi po ligjërohet ndotja e mjedisit.
“Ministria propozon një draft ligj për të hequr lejet mjedisore për disa aktivitete industriale që mos ti shqyrtohen më monitorimin për ndotjen mjedisore. Duke tejkaluar këtë ligj, që prodhon ndotjen. Janë aktivitet i tërë, këto ndosin shumë herë më tepër.
Ne reaguam si union mjedisor dhe një javë më parë ne nuk thirremi as si grup inters dhe as për të kundërshtuar. Ditën e hënë ne do mundohemi që ta shtyjmë, ose për ta kundërshtuar ose për ta shtyrë në kohë që të këtë një të drejtë shtjelluese. Do të kalojë një ligj që do të shtojë ndotjen. Ne jemi të bindur se me këtë lloj draft ligji shtohet ndotja. Mjedisi është jetë është shëndet.
Duan të ligjërojnë ndotjen e këtij vendi me ligj. Këto po bëjnë të mundur që shqiptarët të largohen dhe të jetojnë me punëtorët e krahut që po vijnë tani, sepse kanë bërë dhe ligjin për të huajt. “- tha Guri.
(M.Q/Faxweb.al)