06:44 | 31/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

”Duart m’i lidhën me pranga, këmbët me zinxhirë pas karriges”, Xhavit Koni rrëfen torturat e Fatmir Xhafës

10:01 | 17/03/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
”Duart m’i lidhën me pranga, këmbët me zinxhirë pas karriges”, Xhavit Koni rrëfen torturat e Fatmir Xhafës

Ardhja e Fatmir Xhafajt në krye të Ministrisë së Brendshme është shoqëruar me debate të shumta. Kjo për faktin se ai përflitet si një nga njerëzit e afërt të regjimit komunist dhe të torurave ndaj kundërshtarëve të tij.

Ka qenë fillimisht ish-kryeministri Berisha që e ka publikuar fillimisht rastin e Xhavit Konit që deklaronte se deputeti Xhafaj në vitin ’86 ka qenë hetues në Krujë dhe ka ushtruar dhunë ndaj personave të ndaluar në dhomat e izolimit.

Opinion.al, kontaktoi me Xhavit Konin, që aktualisht jeton në Suedi dhe solli eksluzivisht rrëfimin e tij.

Zoti Xhavit, si njiheni ju me zotin Fatmir Xhafaj?

Në korrik të vitit 1986 unë kam në hetuesinë e Krujës, i akuzuar për një krim, të cilin e kam pranuar. Fatmir Xhafaj ishte hetues atje dhe këtë e dinë të gjithë të burgosurit.

Ishte hetuesi juaj?

Në dhomat e izolimit të hetuesisë unë kam qenë me Arben Dukën. Më pas kalova në një dhomë vetëm dhe pastaj në një dhomë me Adem Sulën. Fatmir Xhafaj ishte hetues i këtyre të dyve.

Për çfarë jeni akuzuar?

Unë jam akuzuar dhe dënuar për tentativë vrasje. Kam qenë 16 vjeç atëherë dhe për një problem familjar kam marr hak. Personi nuk vdiq. Jam dënuar për tentativë vrasje dhe armëmbajtje pa leje. E kam pranuar krimin dhe kam deklaruar se jam i ndërgjegjshëm për veprën që kam bërë. U dënova me 25 vite burg, por duke qenë se isha nën moshë, dënimi u përgjysmua.

Siç po thoja në dhomat e paraburgimit kam bërë 4 muaj hetuesi, me të ndjerin Arben Duka dhe Adem Sulën nga Kruja. Këta të dy qenë akuzuar se kishin festuar për vdekjen e Enver Hoxhës dhe kishin qenë bashkë në një grup.

Në atë kohë, Fatmir Xhafa edhe pse nuk ishte hetuesi im më ka thirrur, se donte që dilja e të dëshmoja që Arbeni dhe Ademi ishin kundër sistemit.

E kujtoni bisedën me të?

Në fillim më futi në zyrë dhe polici më hoqi prangat që kisha në duar.

“Më trego çfarë muhabeti ke bërë me Arben Dukën dhe Adem Sulën”, më ka thënë.

Pasi e pa që me të mira nuk mundi të nxirrte gjë, ka thirru policing që ishte jashtë, më ka lidhur prangat gjermane me duar prapa, ndërsa këmbët m’i ka lidhur me zinxhirë pas karriges. Prangat m’i shtrënguan aq fort sa edhe sot e kësaj dite i kam shenjat në duar. Polici doli, ndërsa Fatmir Xhafaj më ka rrahur me grushta e shkelma aq fort, sa më ka plasur gjaku dhe për 4 ditë, nuk kam mundur të ngrihem dot nga dërrasat e dhomës së izolimit. Më kujtohet që ka patur aq shumë gjak, sa me një fije shkrepëse i kam shkruar një letër babës, duke përdorur gjakun si bojë. “Mu po më mysin këtu, lëviz kërko diçka”, i shkrova.

Keni ndonjë dokument që e vërtetoni marrjen në pyetje nga zoti Xhafaj?

Dokument unë nuk kam, por besoj që duhet të jenë raportet që ka bërë mjeku, kur ka ardhur dhe më ka parë e më ka dhënë ilaçe për t’u shëruar.

Ky ishte i vetmi takim që ju keni patur me zotin Xhafaj?

Më ka thirrur edhe një herë në zyrë, por herën e dytë më ka qëlluar vetëm një një shkelm dhe dy grushta, por mori masa të më hiqte cigaret dhe bukën e sheqerin që na sillte familja. (E.K/SHUPLAKA)

Etiketa: Fatmir Xhafajrrefimitorturatxhavit koni
Pas

Nuk i zgjidhi hallin, godet me sende të forta punonjësin e ALUIZNI-t (DETAJE)

Para

Ministrit turk Cavusoglu: Në Evropë mund të shpërthejnë luftërat e shenjta

Para
Ministrit turk Cavusoglu: Në Evropë  mund të shpërthejnë luftërat e shenjta

Ministrit turk Cavusoglu: Në Evropë mund të shpërthejnë luftërat e shenjta

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trump vendos tarifë 25% ndaj Indisë dhe paralajmëron taksë shtesë për naftën ruse

Leva diplomatike e Starmer, arsyet që shtynë kryeministrin britanik të njoftojë njohjen e shtetit palestinez

Censi për bujqësinë / 890 mln lekë për realizimin, gjobë kush nuk jep informacione për numrin e bagëtive

Kritikët e Kremlinit akuza Zvicrës për mikpritje të “kriminelëve të luftës” nga Rusia

Shtetet arabe “thyejnë heshtjen”, për herë të parë kërkojnë publikisht që Hamasi të dorëzojë armët dhe pushtetin në Gaza

Kaosi në aeroportet Në Britani, nis fluturimi i disa prej linjave

Aksioni për lirimin e akseve rrugore nga subjektet që rrezikojnë sigurinë rrugore, Zëvendëskryeministrja,Belinda Balluku inspektim në aksin rrugor Kamëz-Laç

Zyrtari izraelit: Vendi ynë mund të aneksojë pjesë të Gazës

Aksident tragjik në Slloveni, të paktën 5 viktima

Kaos në aeroportet e Britanisë së Madhe, pezullohen përkohësisht fluturimet për shkak të një defekti në kontrollin e trafikut ajror

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.