21:19 | 26/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Gjitha

Duartrokitjet në funeralin e Dritëroit, fare pa vend. Fjala e rastit, nga një anonim!

13:07 | 07/02/2017
në Te Gjitha
0
Duartrokitjet në funeralin e Dritëroit, fare pa vend. Fjala e rastit, nga një anonim!

Nga Fatos Tarifa*

Kur vdiq Balzaku, më 18 gusht 1850, në funeralin e tij foli Viktor Hugo, një shkrimtar po aq i madh sa dhe ai, që u nda nga jeta atë ditë. Pardje, në funeralin e shkrimtarit tonë të shquar, Dritëro Agolli, foli dikush që jo vetëm nuk është i shquar në asgjë, por nuk është as shkrimtar. Të vjen keq dhe ndjen dëshpërim kur sheh se edhe fjalën e fundit për një prej poetëve dhe shkrimtarëve tanë më të mëdhenj e mban dikush që është kaq poshtë dinjitetit që kërkonte ky rast i shënuar. Kujt vallë i vajti mendja t’ia besonte këtë nder të fundit për Dritëroin një njeriu thuajse anonim, si ai që foli mbi varrin e tij? Ç’u bënë shkrimtarët dhe krijuesit e njohur të këtij vendi?

Para se trupi i Dritëroit të përcillej për në varrezat publike të Tufinës, homazhet zyrtare për të u kryen në Pallatin e Kongreseve. Por, edhe këtu, përveç eulogjisë brilante të Edi Ramës për shkrimtarin e madh dhe fjalëve të mençura të Moikom Zeqos, ato që pamë e dëgjuam ishin një duzinë fjalimesh (sa shumë fjalime!), një pjesë e të cilave të kujtonin Belulin, për të mos përmendur duartrokitjet e herëpashershme që i ndërprisnin ato. Duartrokitje pse poeti i madh vdiq?! A ishte ky rasti për të duartrokitur, apo rasti e kërkonte që nderimi për Dritëroin, pas fjalëve panegjirike që u thanë për të, të shprehej me një heshtje sublime për humbjen e tij?

Homazhet e ditës së diel në Pallatin e Kongreseve nuk qenë një konferencë për jetën dhe veprën letrare të Dritëro Agollit. Ndaj duartrokitjet gjatë thuajse çdo fjale që u mbajt ishin pa vend dhe gjëja më e panatyrshme në një rast si ky. Në atë sallë kongresesh politike dhe festivalesh kënge duartrokitet vazhdimisht, por kjo s’do të thotë se duartrokitjet gjatë homazheve për t’i dhënë lamtumirën Dritëroit ishin një inerci e provokuar nga mjedisi. Ato vetëm dëshmojnë se e ç’niveli është një pjesë e asaj që ne e quajmë “elitë kulturore” në vendin tonë.

Bënte kuptim të flitej atë ditë, siç edhe u fol nga disa, për Dritëroin si poet dhe shkrimtar, si një personalitet i shquar i kulturës shqiptare, por edhe si njeri, si bashkëshort, si prind dhe si mik për ata, për të cilët ai ishte i tillë. Por politika dhe historia e krijimit të Partisë Socialiste, ashtu si dhe duartrokitjet, s’duhej të kishin vend në homazhet për të. Dritëroi, ashtu si qindra mijëra shqiptarë, ishte një “njeri politik”, por ai ishte, para së gjithash, një njeri i letrave dhe një personalitet i kulturës. Natyrisht, sa ishte gjallë, u mor edhe me politikë, por politika është për të gjallët, jo për ata që ndahen nga kjo jetë dhe, prandaj, pas vdekjes së shkrimtarit, aq më tepër në homazhet që bëhen për nder të tij, politika duhej të ishte lënë mënjanë.

Moikomi e tha mirë atë ditë: Shkrimtari i shquar nuk ndahet nga ne, pasi jeta e tij vazhdon përmes veprës së tij dhe vepra mbetet me ne. Dritëroi politikan nuk është më; Dritëroi poet është mes nesh.

 

*Botuar sot në gazetën ”DITA”

Pas

10 qirinj për Agollin nga Jerusalemi: Bëji dritë shpirtit të bukur Dritëro!

Para

Manjani: Nuk është faji i të majtëve për qeverinë e keqe. Shërim të shpejtë koalicionit

Para
Manjani nga burgu i grave: “Të punësohen në punë të ligjshme, jo në kanabis” Një mesazh për Blendi Klosi

Manjani: Nuk është faji i të majtëve për qeverinë e keqe. Shërim të shpejtë koalicionit

Discussion about this post

 



Të Fundit

I dënuar për trafik droge dhe shfrytëzim prostitucioni, arrestohet 40-vjeçari shqiptar në Itali

14 kg drogë e fshehur në frigorifer, si u kap 52-vjeçari shqiptar në Bolonja

Britania dhe Jordania koordinojnë hedhjen ajrore të ndihmave në Gaza, shtohen thirrjet për njohjen e shtetit palestinez

“Na ka humbur vajza”/ Pushuesit nga Kosova ngrenë më këmbë policinë, gjendet pas disa orësh 9-vjeçarja në plazhin e Shëngjinit

Ministri Fidan pret në seancën inauguruese të Platformës së Paqes në Ballkan homologët e tij nga Ballkani

Shijak, flakët përfshijnë masivin pyjor në fshatin Shetel

Zjarre të shumta edhe në Kosovë, raportohen 29 vatra aktive në 8 orët e fundit

“Europa duhet të mbledhë veten”, Trump në Skoci: Emigracioni masiv po e dëmton kontinentin

Aksident i rëndë në afërsi të Tepelenës, përplasen dy makina, humb jetën rrugës për në spital fëmija 7-vjeçar

Nga portet e Europës tek bankat offshore/ Operacioni i SPAK ndaj rrjetit shqiptar të drogës, si u përdorën sistemi ‘Hawala’ dhe llogaritë në parajsa fiskale

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.