Një ditë pas arrestimit të Erion Alibejt në Elbasan, i cilësuar si person me rrezikshmëri të lartë shoqërore pasi dyshohet si porositës i 3 vrasjeve, ka dyshime që Alibej paguhej nga grupet kriminale shqiptare, rezident në Dubai që trafikonin drogra të forta në Europë.
Ndonese policia thotë se ai ra në pranga si porositës i ekzekutimit të Emiljano Ramazanit dhe Regis Runaj, burime prane grupit hetimor bejne me dije se ka dyshime teë jetë i përfshirë edhe ne vrasjen e Bujar Celes vëllait te Talo Celes, për ti dhëneë atij të fundit një mesazh.
Burimet bejne me dije se rivaliteti mes dy grupeve ne Elbasan e ka zanafillen ne Itali për territorin e lëndeëve të forta narkotike. Nga një anë ishte grupi i Alibeaj, por investimi i Talo Celes në industrinë e drogës ka prishur balancën. Çela kishte krijuar tashmë edhe grupin e tij ku pjesë e se cilës ishte edhe Emiljano Ramazani, te cilit vite me pas i bashkohet edhe i riu Regis Runaj.
Ndërkohë i arrestuari i mbrëmshëm Erion Alibeaj ka dyshime që vëllai i tij Endrit Alibej dhe dy personat e tjerë që e shoqëronin përfshire dhe nje turk te jene ekzekutuar nga grupi paralel.