17:28 | 30/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Dueli mes Josës dhe Dajës, ”sekretet” e të përbashkëtave dhe të veçantave

16:38 | 10/03/2017
në Sport, Te Gjitha
0
Dueli mes Josës dhe Dajës, ”sekretet” e të përbashkëtave dhe të veçantave

Sot do të jetë një përballje mjaft interesante mes Tiranës dhe Skëndërbeut. Një pjesë të madhe të vëmendjes në këtë duel e marrin trajnerët. Jo vetëm që kanë bërë rokadë me njëri-tjetrin brenda këtij sezoni, por edhe për mënyrën se si kanë shkuar në ekipet respektive për trofetë e fituar dhe protagonizmin që kanë në kampionatin shqiptar. Me gjithë diferencat, disa të përbashkëta i kanë:

TË PËRBASHKËTAT

– Të dy pinë cigare dhe rastësia bën që të konsumojnë të njëjtin markë, “Marlboro”.

– Që të dy janë trajnerë që renditen te fituesit. Mirel Josa është rekordmen, ndërsa Ilir Daja, kudo që ka shkuar, ka pasur sukses.

– Të dy janë trajnerë që u pëlqejnë skemat ofensive, gjithnjë kur kanë lojtarët e duhur.

– Të dy duan që të dominojnë ata një ndeshje, përtej rrethanave në të cilat skuadrat e tyre ndodhen sot.

– Të dy janë nga trajnerë nga kryeqyteti, por kanë lënë gjurmë edhe jashtë Tiranës. Iliri me Elbasanin, ndërsa Mireli me Skënderbeun.

– Që të dy janë shumë diplomatë.

– Që të dy ruajnë raporte të mira me drejtuesit, të paktën këtë e reflektojnë publikisht.

– Të dy arrijnë që të fitojnë zemrat e tifozëve. Daja ia doli me Tiranën, Elbasanin, Besën e Dinamon, ndërsa Josën e duan në Korçë, Shkodër dhe Tiranë.

DIFERENCAT

– Daja punon më shumë në teori. Josa e shmang këtë pjesë dhe fokusohet vetëm te përgatitjet në fushë.

– Daja është më kërkues dhe më “therës” në kritikat e tij. Madje, ndonjëherë, rrezikon edhe përplasjet dhe mjafton të përmendim rastet me Devollin apo Osmanin. Josa i shmang divergjencat dhe nuk mbahet mend që të ketë pasur ndonjë “konflikt”.

– Skuadrat që drejtojnë kanë ndryshime në cilësi dhe objektivat janë komplet të ndryshme.

– Josa e ka nisur futbollin e luajtur me Dinamon (paçka se nuk qëndroi shumë), ndërsa Daja, edhe pse është “dinamovit” në gjak, e ka nisur si bardheblu.

– Të dy kanë pasione, por edhe në këtë rast i kanë të ndryshme. Mirel Josa pëlqen muzikën, madje në vogëli edhe ka kënduar, ndërsa Ilir Daja i do shumë udhëtimet dhe makinat.

Etiketa: sportte perbashketatte vecantattrajneret
Pas

Partitë opozitare letër KQZ-së: Nuk do paraqesim kërkesë për të marrë pjesë në zgjedhje

Para

Obama “tradhëtohet” nga i vëllai, publikon certifikatën e lindjes

Para
Obama “tradhëtohet” nga i vëllai, publikon certifikatën e lindjes

Obama “tradhëtohet” nga i vëllai, publikon certifikatën e lindjes

Discussion about this post

 



Të Fundit

Pas murtajës së bagëtive shfaqet edhe sëmundja e Brucelozës/ Izolohen dy familje në Dibër

Zbulohet data, kur hyn në fuqi marrëveshja e pensioneve mes Shqipërisë e Italisë

Zjarri në tregun e Durrësit, Policia: Dyshohet se u shkaktua nga një shkëndijë elektrike

Rritet numri i gazetarëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

Zgjaten 6 muaj sanksionet e BE ndaj Rusisë! Trump:Çmimi i lirë i naftës do i dobësojë

Trump kërcënon Harvardin për diskriminim ndaj hebrenjve dhe izraelitëve

22 qytete nën sulm rus për një javë, pesë të vrarë dhe dhjetëra të plagosur

Irani zotohet të vazhdojë pasurimin e uraniumit

Kapet me 5 kg kokainë të mbështjellë me foton e Al Pacino-s nga filmi “Scarface”, arrestohet 29-vjeçari shqiptar

Izraeli synon marrëdhënie diplomatike me Sirinë dhe Libanin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.