Eksperti për kontrollin e duhanit, Roland Shuperka ka folur në “Pasdite me Xhaxhiun” duke thënë se ekzistojnë shifra të fríkshme sa i përket pasojave që shkakton duhanpirja. Teksa i bën thirrje të gjithë personave që të heqin dorë nga duhani, Shuperka thotë:
“Këto janë të dhënat e fundit nga Organizata Botërore e Shëndetit dhe ky është një alárm i madh duke llogaritur që në 1.3 miliardë duhanpirës, 8 milionë persona nga sëmundjet që shkakton duhani vdesin si rezultat i pasojave të duhanit. Pra është me shifër marramendëse duke llogaritur që për vendin tonë shkon në 4 mijë veta.”
Ndër të tjera, thekson se pirja e duhanit është më e lartë në vendet me të ardhura të ulëta e të mesme, krahasuar me vendet e zhvilluara. Shuperka zbulon se Shqipëria e shet lirë duhanin dhe për këtë arsye, konsumi i tij është i lartë në vend.
“Ne jemi në nivel të lartë të pirjes së duhanit, sa i përket 55% meshkuj dhe 18% femra. Edhe pse është bërë një punë shumë e mirë, ne shohim që tendenca e uljes së prevalencës e uljes së duhanit është në shifra të ulëta.
Pirja e duhanit po largohet nga vendet e zhvilluara me të ardhura të larta dhe po kalon në vendet me të ardhura të pakta dhe të mesme. Si rezultat, varfëria sjell duhanpirjen dhe duhanpirja sjell varfëri. Çmimet e cigareve të paligjshme, tregtia e paligjshme në vendin tonë lulëzon. Fakti në rast se politikat shumë të mira të qeverive tonë që në mënyrë të vazhdueshme kanë rritur akcizat që të rritet çmimi i duhanit me pakicë po çojnë në atë që janë krijuar xhepa që shitet cigare të bëra vetë.
20 cigare shiten me një çmim 500 lekë të vjetra. Është i vetmi vend në botë që ka çmime kaq të ulëta. Në rast se rriten çmimet e cigareve me qëllim që të ulet konsumi, në Shqipëri kjo nuk po ndodh”, tha Shuperka.(A.M/Faxweb.al)