Fillimisht u raportua se 21 vjecari Aldi Rama i cili vrau oficerin e policisë Saimir Hoxha, në pamundësi për tu arratisur nga policia që e kishte rrethuar tentoi të vriste veten duke u plagosur rëndë.
Pas kësaj gazetari Artan Hoxha i ftuar në “Radarin Informativ” hodhi poshte këto detaje duke thënë se nuk është e mundur që Rama të qëlluar aksidentalisht mbi veten pasi pranë trupit të tij janë gjetur gjurmë rrëshqitjeje gjë që tregon se ka tentuar të largohet.
Sipas Hoxhës RENEA ka hedhur disa herë granata corientuese për të lokalizuar 21-vjecarin dhe një snajper i tyre e ka mbajtur nën vëzhgim dhe nën trysninë e rrethimit ai ka qëlluar me armë një herë dhe më pas ka lëvizur nga vendi ku ishte fshehur.
Gjatë kësaj lëvizje ai ka rrëshqitur në buzë të një kanali dhe për pasojë arma është shkrehur duke i shkaktuar plagën anash ballit.
Ndër të tjera gazetari Artan Hoxha raporton se i riu Aldi Rama duhet të ishte në shtëpi pasi ishte nën efektin e masës së sigurisë “arrest shtëpie.
(E.D/faxweb.al)