Dy prindër me origjinë britanike janë takuar në një morg në Sri Lanka teksa kishin shkuar të identifikonin trupat e fëmijëve të tyre që vdiqën gjatë sulmit terrorist me bomba të dielën e Pashkëve.
Në raportimin e Daily Mail thuhet se Mateu Linsey u takua me Ben Nicholson dhe se ata u bashkuan në dhimbjen dhe pikëllimin e tyre.
“Ne u përqafuam dhe u përpoqëm të mbështesim dhe të ndihmonim njëri-tjetrin.”
Në shpërthimin e parë, gruaja e z. Nicholson, Anita, 42 vjeç, biri i tij Alex, 14 vjeç dhe vajza Annabel, 11 vjeç, u vranë menjëherë.
![](https://www.faxweb.al/wp-content/uploads/2019/04/familjaaa-346x400.png)
Menaxheri i investimeve Z. Linsey dhe fëmijët e tij Daniel, 19 vjeç dhe Amelie, 15 vjeç, u përpoqën të iknin, por adoleshentët vdiqën në një shpërthim të dytë që ndodhi.
Duke folur për CNN në kopshtin e tij në Londër zoti Linsey tha se bomba ishte si një ‘valë presioni’ dhe tregonte se si fëmijët e tij po shërbenin mëngjesin kur bomba shpërtheu.
“Fëmijët e mi ishin aq të këndshëm. Ndoshta duhet të qëndroja dhe t’i mbuloja me trupin tim. Të dy ata ishin të pandërgjegjshëm. Vajza ime dukej sikur po lëvizte, djali im jo. Një grua ofroi ndihmë për vajzën time – më duhej ndihmë për të lëvizur djalin.” tha Linsey.
![](https://www.faxweb.al/wp-content/uploads/2019/04/edhe-kjo-600x362.png)
(J.B/FAXWEB.AL)