Shpeshherë kemi parë foto të postuara në rrjete sociale, ku prindërit puthin fëmijët e tyre në buzë.
Mirëpo, e keni pyetur veten se çfarë efektesh mund të sjellë ky veprim tek fëmijët?
Ekspertët kanë folur për “The Indipendent”, dhe kanë treguar pasojat që mund të lërë tek fëmijët një gjest i tillë.
“Dhëmbët e foshnjave kanë lloje të ndryshme smalti dhe dentine me dhëmbët e të rriturve. Smalti është më i hollë tel dhëmbët e bebeve. Nuk është aq i fortë sa smalti tek dhëmbët e të rriturve, prandaj dëmtohet më shpejt,”- shpjegon mjeku stomatolog Richard Marques.
Dhëmbët e foshnjave janë sidomos më të ndjeshëm ndaj infeksioneve, duke qenë se nuk fortësinë e duhur për të përballuar efektet dëmtuese të baktereve.
Kalimi i pështymës gjithashtu mes individëve mund të rrisë rrezikun e përhapjes së sëmundjeve. Gjithsesi prindërit duhet të jenë sidomos më të kujdesshëm me fëmijët e tyre.
Kalimi i pështymës nga prindi tek fëmija është rrezik pasi mund të përhapë bakteret nga të rriturit tek fëmijë. Ky bakter mund të shkaktojë prishje të dhëmbëve të bebeve. Mund të prekë edhe indet e buta dhe mishrat e dhëmbëve para se të zhvillohen dhëmbët e bebes.
Shumë argumentojnë se nuk ka asgjë të keqe nëse prindërit e shfaqin dashurinë në këtë mënyrë, disa thonë që janë disa rreziqe të caktuara shëndetësore për të cilat prindërit duhet të jenë më të kujdesshëm.
Janë një sërë gjendjesh shëndetësore që mund të përhapen nga kontakti gojë me gojë, si ftohja ose gripi, herpesi etj.
(F.M/Faxweb)
Discussion about this post