10:06 | 08/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

“Duhen shtuar qendrat sociale dhe të rriten pensionet”, Luljeta Bozo në Kuvend: Investime urgjente në fushën e ndërtimit

14:03 | 16/11/2021
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Duhen shtuar qendrat sociale dhe të rriten pensionet”, Luljeta Bozo në Kuvend: Investime urgjente në fushën e ndërtimit

Deputetja socialiste Luljeta Bozo në seancën e sotme plenare tha se janë shumë probleme që duan diskutim, më së shumti ato për pensionistët.

Bozo në fjalën e saj në Kuvend theksoi se duhen krijuar qendra të posaçme për të moshuarit dhe të rriten pensionet me rreth 179 mijë lekë të vjetra.

Ajo shtoi ndër të tjera se dhe ndërtimi është një fushë shumë e rëndësishme në sektorin e ekonomisë dhe se është urgjente miratimi I urdhrit të inxhinierit dhe arkitektit në dhënien e licencave.

“Në diskutimin tim rreth buxhetit të vitit 2022, problemi i parë është në fushën e ndërtimit. Asnjë degë e ekonomisë nuk bën dot pa ndërtimin. Në këtë buxhet me shifrat e të cilit janë njohur të gjithë i jepet rëndësi të veçantë infrastrukturës ujore, ajrore, ujësjellësve, energjetikes.

I jepet rëndësi e veçantë menaxhimit të mbetjeve. I jepet një rëndësi e veçantë rrjetit të komunikimit. Por që ky buxhet të japi efektet e veta të pritshme, besoj se duhet të insistojmë pa shtuar shifra në buxhet. Është urgjente të miratohet urdhri i inxhinierit dhe arkitektit, i cili do të rregullojë funksionimin ligjor të procedurave në fushën e ndërtimit, në dhënien e licencave, ku do të jenë të shkruara qartë. Në këtë fushë do të punojnë profesionistë të vërtetë. Ne pësuam një katastrofë të madhe në nëntor të 2019. Nga kjo e keqe nuk kemi nxjerrë mësimet e duhura.

Çdo ditë dëgjojmë për aksidente të shumta, që shoqërohen me humbje jete dhe gjymtime. Veç faktorëve të tjerë këtu përgjegjësi ka ndërtimi, që s’ka qenë në lartësinë e duhur për të garantuar sigurinë rrugore. Duhet forcuar jo vetëm rregullat, por edhe zbatimi i tyre. Në këtë buxhet janë parashikuar të ndërtohen rrugë, aeroporte, për të zhvilluar turizmin. Por, kjo nuk mjafton. Ne vërtetë jemi një vend i vogël, por kemi pasuri të shumëllojshme. Së fundmi ka ardhur koha që në fushën e ndërtimit të funksionojë më shumë se një institutit kërkimi, pa kërkime shkencor nuk ka zhvillim.

Instituti ekzistues duhet të bëjë një ndryshim rrënjësor. Është punë e këtyre instituteve që të merren me standardet e marrjes në dorëzim të veprave. Është po kështu detyrë e instituteve të shohin çmimet e manualeve, sepse rëndojnë kostot e veprimit.

Problemi i dytë është në fushën sociale. Duhet të kemi parasysh që kemi mbi 500 mijë pensionistë, që janë një pasuri e madhe kombëtare. Ndaj në këtë buxhet janë parashikuar dy masa për këta. E them këtë se një pjesë e madhe e pensionistëve marrin një pension qesharak. Ndaj mendoj që këtë gjendje mund ta përmirësojmë. Të rregullohet legjislacioni për pensionistët.

Të përcaktohet sa është minimumi jetik dhe për pasojë pensioni minimal të mos jetë më i vogël se kaq. Në këtë buxhet janë parashikuar dy masa për ta, indeksimi i pensionit sipas masës së inflacionit dhe bonusi i vitit të ri. Nuk është e mjaftueshme. Së treti në numrin total të pensionistëve, të na raportohet sa janë ata që kanë pension më të vogël se 20 mijë lekë. Mendoj se shërbimi shëndetësor falas, duhet kontrolluar se duhet të jetë i tillë për vizitat e kontrollet.

Pensionistët duhet të marrin të gjitha ilaçet e rimbursueshme. Kemi shumë pensionistë që kanë qenë profesionistë të shkëlqyer. Këto kapacitete duhet shfrytëzuar me zgjuarsi e ata të shpërblehen. Në këtë mënyrë ata mund të fitojnë më shumë, e mbi të gjitha nuk do e ndjejnë veten e përjashtuar nga shoqëria. Duhet shtuar qendrat sociale, ku të punojnë vullnetarisht të rinjtë, e në këto qendra pensionistët do të kalojnë këndshëm një pjesë të kohës”, tha Bozo.

(E.D/faxweb.al)

Pas

FOTOT/ Porti më i ri turistik në vend merr formë, ja si do të duket Vlora për 4 vjet

Para

EKSKLUZIVE/ U mbajtën peng nga piratët në Nigeri, bab e bir kthehen në Tiranë, familja pagoi shumën e majme për lirimin e tyre

Para
EKSKLUZIVE/ U mbajtën peng nga piratët në Nigeri, bab e bir kthehen në Tiranë, familja pagoi shumën e majme për lirimin e tyre

EKSKLUZIVE/ U mbajtën peng nga piratët në Nigeri, bab e bir kthehen në Tiranë, familja pagoi shumën e majme për lirimin e tyre

Discussion about this post

 



Të Fundit

Stresi/ Ja disa mënyra si të menaxhosh atë gjatë periudhave të ngarkuara

Stuhi të fuqishme godasin Poloninë! Dëme të mëdha dhe mijëra banesa mbesin pa energji elektrike

Tragjedi në Romë, gjenden në park trupat e pajetë të një gruaje dhe foshnjeje. Fëmija disa muajsh me shenja dhune, dëshmitarët: Na u duk si kukull, u shokuam

VIDEO/ Po fliste përpara njerëzve, qëllohet me armë zjarri kandidati për president në Kolumbi

Trazirat në Los Angeles, Trump dërgon 2 mijë anëtarë të Gardës Kombëtare pas protestave të dhunshme për arrestimet e emigrantëve të paligjshëm

Sherr mes fqinjëve në Allias, plagoset me armë zjarri 31-vjeçari. Policia në kërkim të autorit

13 pelegrinë iranianë vdesin gjatë pelegrinazhit të Haxhit në Arabinë Saudite

Kreu i SPAK, Altin Dumani ndjek sfidën Shqipëri-Serbi live në “Arena Kombëtare”

Rey Manaj gabon penalltinë në fundin e pjesës së parë, Shqipëri 0-0 Serbi në Tiranë!

Bie nga kati i 6 i pallatit humbet jetën 14-vjeçari në Yzberisht

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.