Kryeministrja italiane Giorgia Meloni në një prononcim për mediat në Tiranë, u shpreh se është e rëndësishme që në Samitin e sotëm të sigurisë, BE duhet të kërkojë alternativa dhe të këmbëngulet për armëpushim të pakushtëzuar.
E pyetur dhe për kampin e emigrantëve në Gjadër, marrëveshje e qeverisë italiane dhe shqiptare, kryeministrja italiane tha se nuk ka kaluar ta shohë kampin, por puna vazhdon dhe gjërat janë në rrugën e duhur.
Giorgia Meloni: Mendoj që nuk duhet të kërkojmë alternativa por duhet të këmbëngulim për një armëpushim të pakushtëzuar, të këmbëngulim për marrëveshje serioze paqe që të ketë garanci serioze për Ukrainën. Nuk kam kaluar në Gjadër nuk kam kohë por puna po vazhdon, jemi në rrugën e duhur