Pas vendimit unanim për djegien e mandateve nga ana e PD-së, kanë reaguar edhe një pjesë e deputetëve të LSI-së, ku kanë publikuar në profilet e tyre zyrtare miratimin e këtij vendimi.
Ndërkaq deputeti Edmond Haxhinasto në një pronocim për A2, u shpreh se: në këto kushte kur Parlamenti ka humbur funksionin e tij normal, mendoj që duhet shkuar përsëri te sovrani që të vendosë ai se kush duhet të jetë përfaqësuesi i tij.
“Në kushtet kur Parlamenti ka humbur funksionin e tij normal, në kushtet kur politika ka arritur një polarizim të tmerrshëm, duke sjellë edhe përçarje shoqërore, me një miting në Tiranë dhe një në Vlorë, mendoj që duhet shkuar përsëri te sovrani që të vendosë ai se kush duhet të jetë përfaqësuesi i tij.”– u shpreh Haxhinasto.
Më herët Edmond Panariti, Viktor Tushaj, Flioda Kërpaçi, Klajda Gjosha, Nora Malaj, Kejdi Mehmetaj, Silva Caka, Endrit Brahimllari kanë postuar në Facebook qëndrimin pro ndaj djegies së mandateve të tyre të deputetit duke e shprehur sipas qëndrimit të tyre personal.
Burime nga selia e LSI-së bëhet me dije se do të ketë dhe një komunikim zyrtar për këtë çështje, çka me shumë gjasa do të çojë në lënien e mandatit të gjithë përfaqësuesve të kësaj force politike.
(M.Q/Faxweb.al)